Finitura

Automjetet janë ndërtuar sipas specifikimeve tuaja. Por ju mund të zgjidhni se si t'i bëni unike. Aksesorët tanë ju mundësojnë të pajisni automjetin tuaj, në mënyrë që t'i përshtatet mënyrës suaj të jetesës.

Komoditet dhe mbrojtje

Ne ofrojmë një gamë të plotë ndenjësesh për fëmijë deri në moshën dhjetë vjeç. Ju mund të lexoni rreth tyre, të gjeni këshilla dhe mbështetje të nevojshme dhe të konfiguroni sistemin e vet të ndenjëseve për fëmijë në faqen tonë të kushtuar ndenjëseve për fëmijë.

Mësoni më shumë

Aksesorët Volvo Cars

Çdo ditë aventureske, ato shërbejnë për të shpëtuar jetën ose për të përcaktuar stilin e jetës. Në gamën tonë të produkteve, ju do të gjeni aksesorin që kërkoni, si edhe shumë hapësirë ​​frymëzimi.

Më shumë sesa mund të imagjinoni

Koleksioni Lifestyle Collection i Volvo Cars përbëhet nga një gamë e gjerë produktesh cilësore, të cilat mbulojnë gjithçka, nga artikuj prej lëkure premium deri në miniatura të automjeteve tona me pajisje të plota. Nëse kërkoni një dhuratë për një admirues tjetër të makinave Volvo ose thjeshtësisht diçka për të ndriçuar ditën tuaj, ju do ta gjeni këtu.

€ 000

Shfletoni koleksionin

Mbaje luksoze

Të ndenjurit në një ndenjëse të veshur me lëkurë është një luks i padyshimtë që ju nuk dëshironi të zbehet me kalimin e kohës. Nëse i kushtoni pak kujdes dhe vëmendje lëkurës, ajo do të vazhdojë t'ju japë shumë në këmbim. Seti për kujdesin e lëkurës është krijuar saktësisht për lëkurën ekskluzive që ne përdorim në enterier. Ajo vjen me një shishe lëngu pastrimi, të dizajnuar për të hequr çdo papastërti nga sipërfaqja e lëkurës, në mënyrë të butë dhe të efektshme, dhe një krem ​​mbrojtës që ushqen dhe mbron materialin. Një sfungjer për aplikim dhe larje dhe një leckë lustruese kompletojnë setin. Gjithashtu ne ofrojmë fshirëse lëkure, të cilat përdoren për kujdesin e përditshëm të lëkurës dhe për mënjanimin e shpejtë të njollave.

Seti për kujdesin e lëkurës € 000

Fshirëse lëkure € 000

Më shumë se rehati

Gama jonë e ndenjëseve për fëmijë përmban diçka për fëmijët e madhësive dhe moshave të ndryshme, nga foshnjat deri në fëmijë në moshën dhjetë vjeç. Ato janë të veshur me tapiceri prej leshi premium, të dizajnuar për të siguruar lehtësi përdorimi dhe rehati gjatë udhëtimeve të gjata, dhe rregullohen thjesht. Por kjo nuk është gjithçka. Ne kemi mbajtur fëmijët të sigurt në makina për dekada dhe kemi transformuar gjithë atë përvojë dhe ekspertizë në dizajnët e këtyre ndenjëseve. Si rezultat, ato i mbajnë fëmijët të sigurt dhe të rehatshëm, duke u siguruar shoferëve dhe familjeve më shumë paqe dhe qetësi mendore. Shiko me shume
Shikoni me shume

Zgjidhni modelin tuaj

Zgjidhni makinën tuaj për të mësuar më shumë rreth aksesorëve specifikë në dispozicion. Nëse nuk mund të gjeni makinën tuaj, shfletoni katalogun.

Katalogu i aksesorëve