Siguria e fëmijëve Volvo Cars

Gjenerata e re

Për më shumë se pesëdhjetë vjet, ne kemi qenë një nga autoritetet kryesore, kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve.

Tani, ka ardhur koha për hapin vijues. Ka ardhur koha për të prezantuar
gjeneratën e re të ndenjëseve për fëmijë Volvo Cars.

Sot për sot, kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në makinë, Volvo konsiderohet si një autoritet. Por kjo nuk ndodhi brenda natës. Ky është rezultati i më shumë se gjysmë shekulli i punës së përkushtuar, testimit të vazhdueshëm dhe hulumtimit të përpiktë. Kjo është diçka që na mbush me krenari. Domethënë, kur ka ardhur koha për të zhvilluar gjeneratën e re të ndenjëseve për fëmijëve Volvo Cars, ne kemi përdorur njohuritë dhe ekspertizën e grumbulluar gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, për të krijuar një sërë ndenjësesh për fëmijë që janë të sigurta, të rehatshme dhe luksoze.

E dizajnuar për jetën reale

Ekipi Volvo Cars për Hulumtimin e Aksidenteve ka mbledhur informacion mbi ndeshjet në rrugët suedeze, në të cilat është përfshirë një Volvo, që nga fillimi i viteve 1970. Ky informacion na ka ndihmuar që të zhvillojmë programin e testimit që ne përdorim në qendrën tonë të testimeve në Gothenburgun e Suedisë.

Qasja jonë unike ndaj sigurisë së fëmijëve përfshin krijimin dhe kryerjen e testeve të bazuara në situata të trafikut në jetën reale, si edhe testimin e ndenjëseve për fëmijë së bashku me makinat tona. Testimi i ndenjëseve tona për fëmijë së bashku me makinat tona na mundëson të monitorojmë me kujdes se si çdo ndenjëse fëmijësh reagon në një mjedis makinash në jetën reale dhe të adaptojmë dizajnet tona në përputhje me rrethanat.

Gjithashtu, ne studiojmë se si pamja dhe performanca e çdo ndenjëseje fëmijësh ndikohet nga përdorimi i përditshëm në kushte të ndryshme, p.sh. e ftohta, lagështia. Testime të mëtejshme janë kryer mbi materialet e përdorura, me qëllim për të ndihmuar në reduktimin e emetimeve në makinë dhe për të siguruar që të gjitha ndenjëset për fëmijë janë të lira nga substanca të dëmshme, siç janë nikeli dhe kromi.

-

Një ndenjëse i mirë për fëmijë dizajnohet në mënyrë që t'u përshtatet fëmijës dhe makinës. Por mbi të gjitha, një ndenjëse i mirë për fëmijë duhet të plotësojë nevojën e fëmijës për mbrojtje.

Ju prezantojmë gjeneratën e re

Jo vetëm që gjenerata e re e ndenjëseve për fëmijë Volvo Cars përdoret më lehtë, por kemi përmirësuar gjithashtu mundësitë e animit dhe shtrirjes, për të ndihmuar fëmijët që të pushojnë dhe të flenë. Ndenjësja e kthyer mbrapsht për foshnja ka një mbështetës të rregullueshëm për kokën me shtatë opsione të ndryshme të pozitës, ndërsa ndenjësja e madhe e kthyer mbrapsht për fëmijë është optimizuar për të ofruar më shumë hapësirë për këmbët e fëmijëve më të gjatë. Ndenjëset e reja për fëmijë kanë elemente të inkorporuara nga dizajni skandinav klasik, të cilat ndihmojnë t'i integrojnë me enterierin e makinës, ndërsa tapiceria unike dhe elegante me ngjyrë qymyri është e respirueshme, absorbuese dhe e butë në prekje. Në përgjithësi, gama e re e ndenjëseve për fëmijë është e pajisur me më shumë pika fiksimi sesa më parë, duke garantuar, në këtë mënyrë, që kjo është gama ynë më e sigurt dhe më e rehatshme të ndenjëseve për fëmijë.

Të sigurta, të rehatshme dhe luksoze. Gjenerata e re e ndenjëseve për fëmijë Volvo Car është rezultati e përvojës dhe njohurive tona të grumbulluara gjatë pesëdhjetë vitesh, të cilat janë përdorur për dobinë tuaj dhe të familjes suaj. Mirë se erdhët në gjeneratën e re.

Liderë në fushën e sigurisë së fëmijëve

Ju dëshironi që fëmijët tuaj të jenë sa më të sigurt në makinën tuaj dhe po ashtu duam edhe ne. Volvo Cars ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e ndenjëseve të kthyera mbrapsht për fëmijë dhe ne punojmë vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve në makinat tona përmes një kombinimi unik të hulumtimit dhe inovacionit.