Gama e plotë e ndenjëseve për fëmijë

Gjenerata e re

Hidhni një sy në këto ndenjëse për fëmijë, të cilat përbëjnë koleksionin tonë më të rehatshëm dhe luksoz deri tani.

0-1 vjeç (0-13 kg)

Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja e foshnjës

Të dizajnuara për t'u siguruar rehati dhe mbrojtje foshnjave në moshë 0-1 vjeç ose që peshojnë përafërsisht 0-13 kg, ndenjëset tona të kthyera mbrapsht për foshnja kanë një strukturë të thellë, panele anësore të larta dhe një tapiceri luksoze të re në ngjyrë qymyri me përbërje 80% lesh, e cila mund të lahet në lavatriçe, duke përdorur një program leshi prej 30°C. Doreza e madhe mund të përshtatet lehtësisht me një dorë, ndërsa mbështetësja e kokës mund të modifikohet pa problem nga pjesa e përparme. Ndenjësja për fëmijë peshon 4.5 kg dhe mund t'i shtohet një bazë ISOFIX.

Gjeni një tregtar

9 muaj-6 vjet (9-25 kg)

Ndenjësja e kthyer mbrapsht për fëmijë

Ka më shumë hapësirë për këmbët, opsione të përmirësuara animi dhe shtrirjeje dhe një tapiceri luksoze të re në ngjyrë qymyri me përbërje 80% lesh, e cila mund të lahet në lavatriçe, duke përdorur një program leshi prej 30°C.. Ndenjësja jonë e kthyer mbrapsht për fëmijë ofron rehati dhe siguri optimale për fëmijë në moshë nga 9 muaj deri në 6 vjeç ose që peshojnë përafërsisht. 9-25 kg. Ndenjësja për fëmijë peshon 7 kg. Ajo instalohet, rregullohet dhe hiqet lehtë në sajë të dizajnit kompakt. Volvo Cars rekomandon që fëmijët të udhëtojnë me fytyrën ndaj pjesës së pasme të makinës, derisa të arrijnë moshën 4 vjeç.

Gjeni një tregtar

4-10 vjeç (15-36 kg)

Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja booster

Ndenjësja jonë booster për fëmijë është dizajnuar për fëmijë në moshë 3 deri në 10 vjeç ose me një peshë prej afërsisht 15-36 kg. Mbështetësja e butë për kokën, panelet anësore të larta dhe mbrojtja e shpatullës garantojnë një udhëtim të sigurt, ndërsa rehatinë e udhëtimit e siguron tapiceria luksoze e re në ngjyrë qymyri me përbërje 80% lesh, e cila mund të lahet në lavatriçe, duke përdorur një program leshi prej 30°C. Ndenjësja peshon 6,4 kg. Sistemi ISOFIT mban ndenjësen të fiksuar në vend, edhe atëherë kur fëmija nuk rri në të. Volvo Cars rekomandon që fëmijët të udhëtojnë me fytyrën ndaj pjesës së pasme të makinës, derisa të arrijnë moshën 4 vjeç.


GJENI NJË TREGTAR

4-10 vjeç (15-36 kg)

Ndenjëse fëmijësh, jastëkë/mbështetës booster, lesh

I dizajnuar për fëmijë në moshë 4 deri në 10 vjeç, jastëku ynë booster me mbështetëse për kurrizin mundëson që rripi i sigurisë të jetë gjithmonë i lidhur në mënyrë të përshtatshme, duke u siguruar fëmijëve të njëjtin nivel të sigurisë kur ata rriten. Jastëku booster dhe mbështetësja për kurrizin kanë një tapiceri luksoze të re në ngjyrë qymyri me përbërje 80% lesh, e cila mund të lahet në lavatriçe, duke përdorur një program leshi prej 30°C. Mbështetësja për kurrizin mund të rregullohet për të përmirësuar pozitën e pushimit/fjetjes dhe ka tetë nivele të ndryshme lartësie. Së bashku, jastëku booster dhe mbështetësja për kurrizin peshojnë 3 kg. Volvo Cars rekomandon që fëmijët të udhëtojnë me fytyrën ndaj pjesës së pasme të makinës derisa të arrijnë moshën 4 vjeç.

GJENI NJË TREGTAR

Një udhëtim më i mirë për të gjithët

Ndenjëset tona të fëmijë janë të dizajnuara për të siguruar që udhëtimet me makinë janë më të sigurta dhe më të këndshme për fëmijët tuaj. Si edhe për ta bërë jetën më të thjeshtë për ju.

Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja e foshnjës

Ndenjëset tona të kthyera mbrapsht për transportimin e foshnjave janë të dizajnuara për t'u siguruar mbrojtjen e nevojshme fëmijëve në moshë nga 0 deri në 1 vjeç ose me një peshë prej afërsisht 0-13 kg. Në këtë film të shkurtër, ju tregojmë se sa lehtë përdoret ndenjësja jonë për foshnjës, në mënyrë që familja juaj të mund të relaksohet dhe të kënaqet me udhëtimin.

Ndenjësja e kthyer mbrapsht për fëmijë

Ndenjësja jonë e kthyer mbrapsht për transportimin e fëmijëve në moshë nga 9 muaj deri në 6 vjeç ose me një peshë prej përafërsisht. 9-25 kg, u ofron fëmijëve një vend të sigurt, në të cilin ata mund të rrinë dhe të shikojnë botën. Në këtë film të shkurtër, ju tregojmë se sa lehtë përdoret ndenjësja jonë për fëmijë.

Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja booster

Në këtë film të shkurtër, ju tregojmë se sa lehtë përdoret ndenjësja jonë booster dhe sa e rehatshme është për fëmijën mjaft të madh të udhëtojë duke shikuar në drejtimin e udhëtimit. Ndenjësja jonë booster është dizajnuar për fëmijë në moshë 4 deri në 10 vjeç ose me një peshë prej afërsisht 15-36 kg. Volvo rekomandon që fëmijët të udhëtojnë me fytyrën ndaj pjesës së pasme të makinës, derisa të arrijnë moshën 4 vjeç.