Skip to content

Volvo S60

Volvo S60

Volvo S60

Një Volvo S60 e kuqe, e parkuar në një ambient me ngjyra të kuqe.

Pëer rrugën. Për planetin.

Vetura skandinave dinamike, e projektuar për ndryshim.

Mild Hybrid

Elektrifikimi

5,9sek.

0-100 km/orë*

95%

Pastrimi i ajrit të kabinës

360°

Kamera

* Shifra e akselerimit i referohet S60 B6 AWD.

Pjesa e jashtme e përparme e një makine të kuqe Volvo S60 në një ambient me ngjyra të kuqe.
Pjesa e pasme e një makine të kuqe Volvo S60 në një ambient me ngjyra të kuqe.
Altoparlanti Bowers & Wilkins brenda një berline Volvo S60.

Sipas kushteve tuaja. Teknologjia e përparuar në sedanin tuaj S60 ndihmon për të siguruar lidhjen mes makinës dhe një komoditeti dhe lëvizjeje të personalizuar.

Një makinë e kuqe Volvo S60 duke ecur në rrugë në perëndim të diellit.

Kënaqësi e drejtimit dinamik

Reagime precize dhe të qarta, si dhe një udhëtim dinamik qetësues. Me një shasi të përparuar, ju mbetet vetëm të shijoni kënaqësinë e pastër të drejtimit.

Mild hybrid

Sistemi ynë i drejtimit mild hybrid kursen karburantit duke rikuperuar energjinë e frenimit. Shijoni një lëvizje dinamike që në momentin e nisjes.

Ruani përqendrimin

Ekrani i përparmë ju lejon të shikoni shpejtësinë, të ndiqni navigimin kthesë pas kthese, t'u përgjigjeni telefonatave dhe më shumë. Të gjitha këto pa e humbur përqendrimin te rruga.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën mbrapsht me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.*

Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe, më pas, duke frenuar automatikisht ose nëpërmjet mbështetjes së drejtimit të urgjencës nëse shoferi nuk arrin të reagojë.**

Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë drejtimin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.

Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk e zëvendësojnë vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.** Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me makinën mund të dallohen nën nivele të caktuara të shpejtësisë dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

Projektoni jetën tuaj. Qëndroni në kontroll në çdo kilometër të udhëtimit tuaj, me komoditetin intuitiv dhe karakteristikat e lehtësisë.

Një burrë dhe një grua duke qëndruar pranë makinës së tyre S60 në perëndim të diellit.
Një person me flokë kafë qëndron i ulur në Volvo S60 me diellin që i bie mbi fytyrë.
Altoparlanti Bowers & Wilkins brenda një makine Volvo S60.
Një burrë dhe një grua duke qëndruar pranë makinës së tyre S60 në perëndim të diellit.

Bëhu unik

Kalo nga turma në diçka që se ndjek atë. Format e skalitura dhe përmasat e habitshme të sedanit S60 janë një kujtesë që origjinaliteti meriton vëmendje.

Një person me flokë kafë qëndron i ulur në Volvo S60 me diellin që i bie mbi fytyrë.

Ajër më i pastër i kabinës

Pastruesi i avancuar i ajrit në sistemin tonë të nivelit botëror për cilësinë e ajrit parandalon hyrjen në kabinë të deri në 95 për qind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5. Kjo mund t'ju ndihmojë ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme.

Altoparlanti Bowers & Wilkins brenda një makine Volvo S60.

Bowers & Wilkins

Të pozicionuar dhe të montuar me precizion, shtimi i altoparlantëve Bowers & Wilkins të nivelit të lartë në makinën tuaj Volvo krijon një eksperiencë mbresëlënëse me audion pavarësisht se ku jeni ulur në makinë.

Karakteristikat e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha stilet dhe opsionet e motorit.