Skip to content

Volvo S60 Recharge

Hybrid

Volvo S60 Recharge

Volvo S60 Recharge

Hybrid

Për rrugën përpara.

Vetura Skandinave Plug-in hybrid, dizenjuar për ndryshim.

Hybrid

Plug-In

Deri në58km

Autonomia elektrike

AWD

Sistemi i drejtimit

95%

Pastrimi i ajrit të kabinës

Një pamje nga afër e dritave të pasme të jashtme në një makinë Volvo S60 Recharge.
Pjesa e jashtme e përparme e një makine të kuqe Volvo S60 Recharge në një ambient me ngjyra të kuqe.
Një pamje nga afër e dritave të pasme të jashtme në një makinë Volvo S60 Recharge.
Pjesa e jashtme e përparme e një makine të kuqe Volvo S60 Recharge në një ambient me ngjyra të kuqe.
Pjesa e brendshme e një makine Volvo S60 Recharge.
Një Volvo S60 e kuqe nga lart, e parkuar në një sipërfaqe betoni.
Pjesa e pasme e një Volvo S60 të kuqe në një ambient me ngjyrë të kuqe.

Njihuni me S60 Recharge. Sedani Plug-in Hybrid më i fundit i projektuar me një qëllim të qartë për planetin tonë – dhe i ndërtuar për një drejtim dinamik të saj.

Fuqi pa kompromise

Shtoni fuqinë e pastër elektrike në makinën tuaj dhe shijoni sedanin plug-in hybrid më të fundit me më pak emetime të marmitës, me fuqinë e optimizuar të tërheqjes me e-AWD dhe fuqinë e menjëhershme.

Pasqyroni personalitetin tuaj

Cila S60 Recharge pasqyron stilin tuaj të jetës? Luksi i rimodeluar i Inscription apo sportiviteti dinamik i R-Design?

E pastër me të vërtet

Në modalitetin Elektrik të pastër mund ta drejtoni makinën tuaj plug-in hybrid me zero emetime të marmitës. Me një bateri plotësisht të karikuar, mund të kryeni udhëtime të përditshme vetëm me motorin elektrik.

Njihuni me S60 Recharge.

Një Volvo S60 Recharge Plug-in Hybrid e kuqe, duke u karikuar në një ambient me ngjyra të kuqe.
Fuqi pa kompromise

Shtoni fuqinë e pastër elektrike në makinën tuaj dhe shijoni sedanin plug-in hybrid më të fundit me më pak emetime të marmitës, me fuqinë e optimizuar të tërheqjes me e-AWD dhe fuqinë e menjëhershme.

Pamja e pasme e një makine të kuqe Volvo S60 Recharge.
Pasqyroni personalitetin tuaj

Cila S60 Recharge pasqyron stilin tuaj të jetës? Luksi i rimodeluar i Inscription apo sportiviteti dinamik i R-Design?

Një makinë e kuqe S60 Recharge duke u karikuar.
E pastër me të vërtet

Në modalitetin Elektrik të pastër mund ta drejtoni makinën tuaj plug-in hybrid me zero emetime të marmitës. Me një bateri plotësisht të karikuar, mund të kryeni udhëtime të përditshme vetëm me motorin elektrik.

Një pamje nga afër e një ndenjëseje gri me përzierje leshi pa lëkurë brenda një makine Volvo.
Luks pa lëkurë

Tapiceria jonë e personalizuar e leshtë e përpunuar përfaqëson një lidhje respekti me natyrën dhe materialet pa lëkure.

Një Volvo S60 Recharge e kuqe, duke u karikuar në një ambient me ngjyrë të kuqe.
Një udhëtim i ekuilibruar

Pozicionimi i zgjuar i baterisë në mes të automjetit krijon një shpërndarje të përsosur të peshës dhe i jep më shumë emocione ngarjes.

Një pamje nga afër e ekranit qendror ku shfaqen modalitetet e ndryshme të drejtimit në një Volvo.
Drejto rrugën tënde

Zgjidhni modalitetin elektrik Pure për udhëtime me zero emetime të marmitës, modalitetin Hybrid për ta lejuar makinën të optimizojë efikasitetin dhe komoditetin ose modalitetin Power për performancë më të lartë.Dhe për të rritur forcën tërheqëse, është modaliteti AWD.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë timonin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.

Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë, mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe, më pas, duke frenuar automatikisht ose nëpërmjet mbështetjes emergjente të sistemit të drejtimit nëse shoferi nuk arrin të reagojë.*

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën prapa me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.**

* Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me veturën mund të zbulohen nën shpejtësi të caktuara dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

** Funksionet mbështetëse të shoferit nuk e zëvendësojnë vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Largoni stresin në trafikun e rënduar

Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë timonin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.

Shmangni përplasjet

Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë, mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe, më pas, duke frenuar automatikisht ose nëpërmjet mbështetjes emergjente të sistemit të drejtimit nëse shoferi nuk arrin të reagojë.*

Ecni prapa me besim të plotë

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën prapa me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.**

Pamja e parkimit 360°

Me katër kamera që sigurojnë një pamje 360°, sistemi ynë mund t'ju ndihmojë të parkoni me vetëbesim edhe në hapësira të kufizuara.

Ndani informacionin, shmangni rreziqet

Me përdorimin e motit në kohë reale, informacioneve për infrastrukturën dhe trafikun, siguria e lidhur bën të mundur komunikimin për kushtet e pafavorshme dhe rreziqet e tjera të mundshme mes makinës suaj dhe përdoruesve të tjerë të lidhur të rrugës dhe anasjelltas. Kjo mund t'ju ndihmojë të parashikoni rreziqet dhe të përshtasni drejtimin e makinës ose itinerarin tuaj në mënyrën e duhur.

Qëndroni të qartë në rrugë

Ne jemi njerëz – dhe prapa timonit, mund të ndodhin gabime të vogla gjykimi ose momente shpërqendrimi. Nëse dilni nga vija e jashtme e korsisë, Volvo juaj mund t'ju ndihmojë ta ktheni makinën përsëri në rrugë dhe, nëse është e nevojshme, të aktivizojë edhe frenat për të shmangur daljen e makinës nga rruga.

* Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me veturën mund të zbulohen nën shpejtësi të caktuara dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

** Funksionet mbështetëse të shoferit nuk e zëvendësojnë vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.

Sipas kushteve tuaja. Qëndroni në kontroll në çdo kilometër të udhëtimit tuaj, me rehatinë intuitive dhe opsionet e komoditetit.

Një makinë e kuqe Volvo S60 Recharge duke ecur në rrugë në perëndim të diellit.

Kënaqësi me drejtimin dinamik

Reagime precize dhe të sakta, si dhe një udhëtim dinamik qetësues. Me një shasi të përparuar, ju mbetet vetëm të shijoni kënaqësinë e pastër të drejtimit.

Qëndroni në kontroll

Teknologjia e asistencës së shoferit dhe katër rrotat aktive kombinohen për të krijuar një eksperiencën të përgjegjshme në drejtimin e makinës. Si me shi apo me diell, si në breshër apo borë – me S60 Recharge, ju mund të shkoni kudo.

Ajër më i pastër i kabinës

Pastruesi i përparuar i ajrit në sistemin tonë të parë në botë për cilësinë e ajrit parandalon hyrjen në kabinë të deri në 95 për qind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5. Kjo mund t'ju ndihmojë ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme.

Sipas kushteve tuaja.

Një pamje nga afër e rrotës së një makine të kuqe Volvo S60 Recharge.
Qëndroni në kontroll

Teknologjia e asistencës së shoferit dhe katër rrotat aktive kombinohen për të krijuar një eksperiencën të përgjegjshme në drejtimin e makinës. Si me shi apo me diell, si në breshër apo borë – me S60 Recharge, ju mund të shkoni kudo.

Një person me flokë kafë qëndron i ulur në Volvo S60 Recharge me diellin që i bie mbi fytyrë.
Ajër më i pastër i kabinës

Pastruesi i përparuar i ajrit në sistemin tonë të parë në botë për cilësinë e ajrit parandalon hyrjen në kabinë të deri në 95 për qind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5. Kjo mund t'ju ndihmojë ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme.

Një S60 Recharge e kuqe nga sipër me një tavan panoramik me hapje.
Qiell i hapur

Me tavanin panoramik me hapje, mund t'i hiqni kufijtë mes kabinës dhe ambientit të mrekullueshëm jashtë dhe të shijoni ajrin e freskët dhe qiellin e hapur.

Një makinë e kuqe Volvo S60 ndjek kthesat e rrugës, e ndihmuar nga teknologjia e ndihmës për shoferin.
Një dorë ndihmëse

Shijoni kontrollin e qetë. Teknologjia mbështetëse e ndihmës për shoferin mund t'ju ndihmojë të ruani një distancë të sigurt me makinat përpara duke e përshtatur shpejtësinë, si dhe t'ju ndihmojë të qëndroni në qendër të korsisë nëpërmjet rregullimeve të lehta të drejtimit. Në kthesa, shpejtësia optimizohet për komoditetin tuaj.

Altoparlant Bowers & Wilkins brenda një makine Volvo S60 Recharge.
Bowers & Wilkins

Të pozicionuar dhe të montuar me prezicion, shtimi i altoparlantëve të nivelit të lartë Bowers & Wilkins në makinën tuaj Volvo krijon një eksperiencë mbresëlënëse me audion pavarësisht se ku jeni ulur në makinë.

Karakteristikat e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha stilet dhe opsionet e motorit.