Kush jemi ne
Që prej fillimit, Volvo Cars ka qenë një markë për njerëzit që kujdesen për botën në të cilën jetojmë dhe për njerëzit rreth nesh. Misioni ynë është ta bëjmë jetën më të lehtë, më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.
Për jetën. Ne duam t'ju ofrojmë lirinë për të lëvizur në një mënyrë personale, të qëndrueshme dhe të sigurt.
Personale
Me modele të reja pronësie të makinash dhe shërbime tërheqëse, kurdo dhe kudo të keni nevojë, ne synojmë ta bëjmë jetën tuaj më pak të ndërlikuar.
E qëndrueshme
Për të ndihmuar në mbrojtjen e botës që ndajmë, ne duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht të elektrizojmë makinat tona. Ne jemi të përkushtuar të riprojektojmë qëndrueshmërinë në operacionet tona, në makinat tona dhe në shoqëri.
E sigurt
Ne prodhojmë makina për njerëzit që kujdesen për njerëzit e tjerë. Pra, kur bëhet fjalë për sigurinë, ne mendojmë për ambientin që ju rrethon po aq sa dhe për ju dhe pasagjerët tuaj.
2023 në shifra
19.9bn
Të ardhurat operative (EBIT) (SK)
5.0%
Marzhi EBIT
708.7k
Shitjet me pakicë në vitin 2023 (në njësi)
399.3bn
Të ardhurat (SEK)
Portofoli ynë
Strategjia jonë
Rritje e shpejtë
Rritje e shpejtë
Ne jemi një nga markat premium me rritjen më të shpejtë. Marka dhe vlerat tona të dallueshme janë në harmoni me tendencat e shoqërisë. Ne kemi një historik të fortë performance dhe plani ynë i prodhimit dhe kapaciteti i instaluar janë të orientuara drejt rritjes.
Elektrifikimi
Elektrifikimi
Ne jemi lider në segmentin elektrik premium me rritje të shpejtë. Plani ynë i prodhimit është i fokusuar në elektrifikimin e plotë, i nxitur nga një udhërrëfyes i qartë i teknologjisë së baterive. Deri në mesin e dekadës në duam që 50% e shitjeve tona të jenë automjete plotësisht elektrike – më pas plotësisht elektrike deri në vitin 2030.
Marrëdhëniet e drejtpërdrejta me konsumatorin
Marrëdhëniet e drejtpërdrejta me konsumatorin
Marrëdhëniet tona me klientët tanë bëhen më të ngushta çdo ditë e më shumë, të ndërtuara së bashku me partnerë të fortë të shitjes me pakicë. Ne i takojmë konsumatorët në kohën dhe vendin që ata zgjedhin, dhe thjeshtojmë lëvizshmërinë me opsionet në internet dhe të abonimit.
Teknologji e re udhëheqëse
Teknologji e re udhëheqëse
Ne po zhvillojmë teknologjinë tonë të re me bazë informatike për krijimin e shpejtësisë dhe të vlerës. Departamenti ynë i zhvillimit softuerik po transferohet brenda kompanisë, për të nxitur ritmin. Ne do të përmirësojmë një makinë gjatë ciklit të saj të jetës. Aftësitë tona në përmirësim do na ndihmojnë të ofrojmë një nivel tjetër sigurie dhe teknologjie autonome të drejtimit.
Transformatori më i shpejtë
Transformatori më i shpejtë
Ne kemi një strukturë unike me kulturën tonë të veçantë dhe partneritete të hapura teknologjike. Qasja jonë në partneritete me kolegë kryesorë të teknologjisë kontribuon në shndërrimin tonë të shpejtë – ne duam të jemi punëdhënësit e përzgjedhur dhe partneret e preferuar.

Ne jemi ambiciozë
Ne duam të ngacmojmë industrinë e automjeteve dhe të jemi lider të sigurisë, qëndrueshmërisë, biznesit në internet dhe të vendosim një standard të ri global për njerëzit. Ambiciet tona caktojnë një rrugë të qartë për ne ndërsa ngrihemi për të përmbushur – sfidat tona – dhe të shoqërisë.
Ne kemi zgjeruar portofolin tonë të makinave elektrike me modelet tona të reja plotësisht elektrike EX30, EX90 dhe EM90, përveç XC40 Recharge dhe C40 Recharge. Deri në vitin 2025 ne synojmë që të paktën 50% e volumit të shitjeve tona globale të jenë makina plotësisht elektrike, dhe pjesa tjetër hibride. Ky është një hap kritik drejt të qenit plotësisht elektrik brenda vitit 2030.
Deri në vitin 2025, synojmë të reduktojmë emetimet e përgjithshme të CO₂ gjatë ciklit të jetës së një makine me 40% për çdo makinë, krahasuar me vitin 2018. Kjo do të thotë më shumë sesa thjesht reduktim i emetimeve të marmitës – elektrifikimi nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet të reduktojmë emetimet e CO₂ gjatë operacioneve tona dhe gjatë zinxhirit të furnizimit.
Volvo Car Group – njihuni me familjen
Që nga viti 2021, Volvo Cars është renditur publikisht në bursën Nasdaq në Stokholm. Struktura e grupit tonë përfshin Volvo Cars, kompaninë softuerike Zenseact dhe kompaninë e lëvizshmërisë Volvo On Demand.
Volvo Car Group përfshin gjithashtu aksione të konsiderueshme në filialet tona strategjike: marka me rritje të shpejtë LYNK & CO (30% në pronësi të Volvo Cars) dhe marka e performancës elektrike Polestar (18%).
Volvo Cars së bashku me ECARX zotëron gjithashtu HaleyTek që zhvillon platforma info-argëtimi bazuar në Android Automotive, për grupin dhe më gjerë. NOVO Energy është një sipërmarrje e përbashkët midis Volvo Cars dhe Northvolt (50% në pronësi të Volvo Cars) duke ofruar bateri të qëndrueshme litium-jon me cilësi të lartë që do të fuqizojnë gjeneratën e ardhshme të makinave të pastra elektrike Volvo dhe Polestar.
Polestar
Marka e automjeteve me performancë elektrike.
Lynk&Co
Lëvizshmëri fleksibël e drejtuar nga teknologjia që ripërcakton aksesin e makinës.
Zenseact
Filiali ynë i zhvillimit të softuerit të autonomisë së makinës.
Volvo On Demand
Kompania jonë e lëvizshmërisë të ndarë në makina.
Ne jemi global
Që prej vitit 1927, selia jonë globale ka mbetur në qytetin tonë të lindjes, Gothenburg, Suedi. Zyra jonë qendrore në Amerikë është në Mahwah, New Jersey; zyra jonë qendrore e APAC është në Shanghai.
Në prodhojmë makina në Gothenburg (Suedi); Ghent (Belgjikë); Charleston (SHBA); Chengdu, Daqing dhe Luqiao (Kinë). Makinat tona shiten në më shumë se 100 shtete.
Shikoni këtë video për të mësuar më shumë detaje rreth pranisë sonë globale.
Nga e shkuara në të tashmen
Trashëgimia jonë unike formon atë që bëjmë sot dhe formon mënyrën se si mendojmë për të ardhmen. Ejani me ne në një udhëtim emocionues në kujtesë dhe mësoni më shumë rreth historisë sonë plot ngjarje dhe makinave ikonike.
Informacioni i korporatës
Seksioni ynë i investitorëve do t'ju udhëheqë përmes lidershipit, raporteve, qeverisjes dhe informacioneve të tjera të korporatës së kompanisë sonë.