Skip to content

Një makinë elektrike duke u karikuar me Plugsurfing

Shërbimi i karikimit në të gjithë Europën për të gjitha modelet elektrike

Pamja nga lart e një makine të re Volvo XC40 Recharge Pure Electric SUV ndërsa kalon në një urë me dy korsi mbi sipërfaqen e qetë të ujit në ngjyrë gri të errët, duke iu drejtuar një tuneli.

Volvo Cars dhe Plugsurfing bashkëpunojnë për t'ju ofruar çelësin në një nga rrjetet më të mëdha të krikimit në Europë.

Mbi 200 000 pika karikimi

Me më shumë se 200 000 pika karikimi në 38 shtete evropiane, Plugsurfing ju siguron mbulim të plotë, që nga udhëtimet e përditshme e deri te udhëtimet në distanca të gjata në shtete të ndryshme.

Një llogari

Nuk do të duhet të merreni me shumë llogari dhe aplikacione të ofruesve të shërbimit. Aplikacioni modern i Plugsurfing dhe çelësi i karikimit ju lejojnë ta karikoni makinën tuaj Volvo me lehtësi në pikat e karikimit të të gjithë operatorëve kryesorë të Plugsurfing.

Pagesa transparente

Plugsurfing nuk ju kërkon të abonoheni. Ju paguani vetëm për karikimin që përdorni dhe faturoheni në bazë mujore. Për informacione të mëtejshme për çmimet dhe kushtet e përgjithshme të zbatueshme, vizitoni www.plugsurfing.com.

Merrni Plugsurfing me makinën tuaj Volvo plotësisht elektrike

Pamje nga afër e dorës së një shoferi që përdor një çelës karikimi të Plugsurfing për të aktivizuar pikën e karikimit. Në mes, pamja e pasme majtas diagonale e një makine të re Volvo XC40 Recharge Pure Electric SUV, me prizën e karikimit të futur në portën e karikimit të makinës.

Një llogari e Plugsurfing do të jetë e përfshirë me çdo model Volvo Recharge plotësisht elektrik në Evropë, duke ju dhënë akses në një prej rrjeteve më të mëdha dhe më të fundit të karikimit në Evropë.

Një smartfon shfaq një hartë të shumë pikave të karikimit në aplikacionin Plugsurfing, me një çelës karikimi në të djathtë të smartfonit. Prapa këtyre imazheve, një makinë XC40 Recharge Pure Electric është e lidhur me një pikë karikimi.

Filloni të karikoni më shpejt me konfigurimin dhe mbështetjen e thjeshtë

Kur blini një model Volvo Recharge plotësisht elektrik, do të merrni një paketë mirëseardhjeje nga Plugsurfing, duke përfshirë një çelës unik karikimi të Plugsurfing. Ne do t'ju ndihmojmë të filloni me konfigurimin e llogarisë suaj, për të gjetur pikat e karikimit nëpërmjet sistemit informues Android të makinës dhe për të përdorur çelësin e karikimit dhe aplikacionin Plugsurfing.