TË GJITHA PLUG-IN HIBRIDE VIJNË ME

Një vit energji elektrike falas

Zvogëloni gjurmën tuaj të karbonit me një Plug-In hibride dhe ne do t'ju rimbursojmë energjinë e shfrytëzuar elektrike gjatë ngarjes.

Drejtoni makinën tuaj në mënyrë elektrike

Për t'ju inkurajuar të drejtoni makinat tuaja në mënyrën më të qëndrueshme të mundur, gjatë blerjes së një makinë Volvo Plug-In hibride do t'ju mbulojmë shpenzimet e energjisë elektrike për një vit. Rimbursimi juaj do të bëhet përmes kuponave të aksesorëve dhe koleksionit Lifestyle, vlera e së cilës do të llogaritet në bazë të orëve të kilovatëve të shfrytëzuara gjatë ngasjes me energji elektrike, e cila do të llogaritet në servisin tuaj të parë.
  • Aplikohet për porositë e dorëzuara nga 1 dhjetori 2019 deri gjashtë muajt e ardhshëm.
  • Kuponat e rimbursimit vlejnë për pajisjet nga koleksioni zyrtar i aksesorëve Volvo dhe koleksioni Lifestyle.
  • Zvogëloni emetimet tuaja

    Një nga qëllimet tona është që deri në vitin 2040 të jemi neutral ndaj klimës. Si një hap tjetër drejtë arritjes së qëllimit është që të gjitha makinat Volvo të kenë në dispozicion një Plug-In hibrid. Duke përfshirë energji elektrike falas gjatë blerjes së Plug-In hibrid, shpresojmë të theksojmë përdorimin efikas të energjisë dhe aftësinë për të mbuluar nevojat tuaja të ngarjes ditore vetëm me energji elektrike.
    Zbuloni Plug-In Hibridet tona

    Çfarë dëshironi të dini për ofertën me energjië elektrike falas?

    • Çfarë është përfshirë në ofertën me energji elektrike falas?

      Oferta është e vlefshme për makinat e reja Volvo Plug-In hibrid të cilat do t’i dorëzohen blerësit nga 1 dhjetori 2019 dhe gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë që fitoni rimbursim të energjisë së shpenzuar elektrike për ngarkim të makinës tuaj, deri në servisin e parë. Rimbursimi do të bëhet me kupon për pajisjet Volvo dhe Koleksioni Lifestyle. Kuponi ka vlefshmëri 30 ditë nga data e lëshimit.

    • Për sa kohë është e vlefshme kjo ofertë speciale?

      Oferta është e vlefshme për makinat e reja Volvo Plug-In hibrid të cilat do t’i dorëzohen blerësit nga 1 dhjetori 2019 dhe gjashtë muajt e ardhshëm.

    • A egzistojnë kufizime në ofertë?

      Kuponat kanë vlerë të paracaktuar. Për më shumë informata ju lutemi të kontaktoni përfaqësuesin tuaj lokal. Në këtë ofertë janë përfshirë vetëm makinat me kycje hibride.

    • Si do të llogaritet rimbursimi?

      Rimbursimi do të bazohet në sasinë e shfytëzuar të energjisë elektrike nga klienti deri në servisin e parë.

    • A është oferta e vlefshme për të gjitha llojet e bizneseve?

      Jo. Oferta nuk vlen për makinat e marra me qira. Mund të ketë përjashtime shtesë në tregun tuaj lokal, kështu që për më tepër informata kontaktoni përfaqësuesin tuaj lokal.

    * Oferta mbulon periudhën midis dorëzimit të makinës tek klienti deri në servisin e parë (më së voni një vit). Ju lutemi këshillohuni me përfaqësuesin tuaj lokal për kushtet pasi ato mund të ndryshojnë.