Optimizimi i motorrit me djegje të brendshme

Teknologjija e butë hibride

Në kompaninë Volvo Cars tentojmë t'i bëjmë gjërat më mirë. Hapërimi ynë drejtë elektrizimit përfshinë makinat tona elektrike paraprake, hibride dhe tani sisteme të buta me shtytje hibride që ofrojnë eksperiencë të lëvizshme dhe nivel të ri të efikasitetit.

Gjenerata e re e fuqisë

Hibridet e buta ofrojnë zgjidhje efektive të fuqisë që zvogëlojnë në mëyrë efektive ngarkesën e motorit duke përmirësuar kështu ekonomikishtë shfrytzimin e karburanteve dhe përvojën e ngasjes së makinës. Një hibrid i butë kombinonë motorin elektrik, 48 - volt bateri për akulumatorë dhe konverter 12 ose 48 volt  me një motor me djegje të brendshme. Motori elektrik vepron si nisës për rrotullim të lehtë motorik pa ngecje.I njejti punonë edhe si gjeneratorë duke mbledhur energjinë e rikuperuar nga frenimi, e cila është ruajtur në baterinë 48 - vlot. Kjo siguron energjinë elektrike për të mundësuar përshpejtim më efikas.

Pyetjet më të parashtruara

  • Çfarë është hibridi i butë?

    Hibridi i butë konsiderohet të jetë edhe makina elektrike. Hbridi i butë poashtu shfrytëzonë motor me djegje të brendshme dhe motor elektrik për të reduktuar emetimet dhe përmirësonë ekonominë e karburantit. Këtë e bëjnë duke përdorur energjinë e ruajtur në bateri më vëllim 48 - volt që gjeneohet nga frenimet. Kjo energji më pas përdoret për të rritur fuqinë e motorit  me djegje të brendshme gjatë nisjes dhe ngasjes.

  • A vë në lëvizje motori elektrik një hibrid të butë?

    Jo. Elektromotori është aty të ndihmojë motorin djegës dhe zvogëluar sasinë e punës që duhet ta bëjë.

  • Cili është përfitimi kryesorë i hibridit të butë?

    Hibridi i butë do të mundësoj konsum më të ulët të karburantit dhe ulje të emetimeve. Hibridi i butë në përgjithsi është më i volitshëm si hibridi i plotë ose ai kyçës.

  • Cili është dallimi midis hibridit të butë, të plotë dhe ati kyçës.

    Hibridi i butë përdorë motorin elektrik për ta ndihmuar motorin me djegje të brendshme. Hibridi i plotë ka motorë elektrik dhe bateri më të madhe sesa hibridi i butë. Hibridi i plotë mundëson fuqizimin e makinës duke përdorur motorin elektrik për distanca të shkurtëra dhe rimbush baterinë e saj duke përdorur motorin ose përmes frenimit rigjenerues. Hibridi plug-in mundë të rimbushet duke e lidhur atë në stacionin mbushës në shtëpi  ose duke përdorur stacion publik të mbushjes. Hibridi plug-in ofron gamë më të madhe elektrike të pastert falë pakos së gjatë të baterisë dhe motorit elektrik.Hibridi plug-in do t'i plotësojë nevojat e përditshme të udhëtimit të shumë njerëzve.