Iniciativa E.V.A

Makinat duhet të mbrojnë gjithkë.

Disa njerëz janë më pak të sigurt në rrugë se të tjerët.Prandaj është koha të ndajmë me të tjerët hulumtimet e më shum se 40 viteve, në fushën e sigurisë- për t'i bërë makinat më të sigurta për të gjithë. E Jo vetëm për meshkuj mesatarë.

Na ndihmoni të bëjmë makina të sigurta në mënyrë të barabartë

Kur një grua drejtonë makinë, ajo supozon se është e sigurtë.Por edhe në vitin 2019 shumica e prodhuesve te automobilave ende bazohen ekskluzivishtë në të dhënat nga testimet e aksidenteve ku si provë janë marë kukulla të gjinisë meshkullore. Për këtë arsye, femrat janë më të rrezikuara nga lëndimet e pësuara në aksident rrugorë se sa meshkujt.Por jo edhe me makinat Volvo. Ekipi ynë i hulumtimit të fatkeqësive ka mbledhur të dhëna nga bota reale që nga viti 1970 për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhë gjatë një përplasjeje. Atë që Volvo vëren bazuar në të dhënat e saja është se femrat dhe meshkujt shfaqen në mënyrë të barabartë.Prandaj besojmë se testimi duhet të përfaqësohet në mëyrë të barabartë.Me E.V.A ndajmë rezultate nga hulumtimi më shumë se 40 vjeçar.Duke mundësuar shkarkim të lirë të rezultateve, shpresojmë që çdo makinë ta bëjm të sigurtë. Sepse Volvo gjithmonë në vendë të parë i ka njerëzit.

"Mbledhja e të dhënave nga bota reale për një kohë të gjatë, mundësoi të identifikohen llojet e lëndimeve të cilat pësohen tek femrat, meshkujt dhe fëmijet gjatë aksidenteve të ndryshme"



thotë dr. Lotta Jakobsson, specialist i lartë teknik në qendrën e sigurisë së Volvo makinave.

Rezultate nga hulumtimi, më shum se 40 vjeçarë.

Në vitin 1970 u formua ekipa Volvo për hulumtim të fatkeqësive ne trafik. Që atëherë, ekipi ka mbledhur dhe analizuar të dhënat nga më shumë se 40,000 makina dhe 70,000 pasagjerë. Kjo ka inciuar numër të madh sistemesh inovative që sot kemi në makinat tona.

Sedilje që zvogëlon rrezikun e lëndimit të qafës në gjysëm.

Gratë janë më të ekspozuara ndaj lëndimeve të qafës se sa meshkujt. Këtë mund të ja lëmë anatomisë dhe forcës së ndryshme fizike. Por jo edhe sediljeve të Volvos. Falë sistemit mbrojtës kundër dëmtimit të qafës WHIPS e cila bashkon mbështetsen e fortë të kokës me dizajn të mençur ulës për mbrojtje të kokës dhe boshtit kurizorë, për të evituar dallime në rrezikun e dëmtimit të qafës midis meshkujve dhe femrave.

Mburojë intelegjente e sigurisë

Femrat në aksidente trafiku kanë më shumë gjasa të vuajnë nga dëmtimi në gjoks sesa meshkujt për shkak të dallimeve që kanë në anatominë e gjoksit dhe forcës. Për mbrojtje optimale dhe zvogëlim të ndikimit tek pasagjerët, ne vazhdimishtë kemi zhvilluar strukturën e makinave tona, rripat e sigurisë dhe jastikun e ajrit. Inovacioni Volvo SIPS ( sistem mbrojtës të goditjeve anësore), mbështetet në strukturë intelegjente për të rritur sigurinë e përgjithshme. Në të vërtetë SIPS së bashku me airbagun anësorë redukton lëndimet e rënda të gjoksit më shum se 50 % për të gjithë pasagjerët.

Mburojë intelegjente e sigurisë

Femrat kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, madje edhe në rast të goditjeve anësore. Sa më i shkurtër të jetë personi aq më ulët është i ulur në makinë dhe timonin pas të cilit ulet e ka më afër - gjë që bënë perden inflatable të mbuloj dritaren plotësishtë si funksion kyç të siguris.

Perveç SIPS perdes inflatable të airbagut ajo zvogëlon rrezikun e dëmtimeve në kokë reth 75%. Fryhet përafërsishtë 0,04 në sekond dhe parandalon që koka të goditet në objekte të jashme të makinës dhe elementeve të tjera. Ky sistem ka qenë sisitemi i parë i airbagut që ka ofruar mbrojtje të avansuar për pasagjerët në sediljet e përparme dhe të pasme duke bërë hap të madh në drejtim të mbrojtjes nga goditjet.

Shpëtimtari më efektiv në trafik

Aksidenti automobilistik mund t'i ndodh gjithkujt. Deri më tani rripi ynë ka mbrojtur më shum se një miljon jeta. I mbron të gjithë pavarësishtë nga madhësia, gjinia ose forma e trupit. Megjithatë grupi i cili i nënshtrohet rreziqeve më unike se të tjerët janë gratë shtatzane. Rripi ynë i sigurisë si një ndër shpikjet më të rëndësishme rrugore në fushën e sigurisë ofron mbrojtje të përkyer për të gjitha llojet e goditjeve. Për të mësuar më shum për nënën dhe foshnjë e saj të palindur, ne kemi zhvilluar kukullën e parë të gruas shtatzane me përmasa mesatare, të goditur .Ky është model kompjuterik që mundëson të shifet se si pasagjerja lëviz dhe se si rrypi i sigurisë dhe airbagu ndër të tjerat ndikon tek gruaja dhe fetusi i saj.

"Automjetet drejtohen nga njerëzit. Pra parimi udhëzues prapa çdo gjëje që bëjmë në Volvo është dhe duhet të mbetet siguria"



Gustaf Larson, bashkë-themelues i kompnisë Volvo

Mësoni më shum për Volvo inovacionet e sigurisë

Si aksidentet mund t'I bëjnë makinat më të sigurta për të gjithë

Që nga viti 1950, ne kemi studiuar më shum se 43,000 makina të aksidentuara në jetën reale me 72,000 udhëtarë. Si rezultat, kjo ka kontribuar në shum sisteme inovative si WHIPS, SIPS dhe shum produkte sigurie për fëmijët. Tani kemi mbledhur më shum se 170 punime shkencore, të disponueshme për shkakrim për të gjithë. Shpresojmë se kjo do të cojë në makina më të sigurta për të gjith- pavarsisht nga gjinia dhe madhësia.

Pyetjet më të parashtruara

  • Për sa kohë Volvo teston përplajse dhe godtije të kukullës femër?

    Ne kemi testuar përplasje të kukullës femër që nga viti 1995, filluar me të vetmen kukull të vogël me të cilën dispononim për goditje frontale, "Hill 5th percentille"përqind. Në vitin 2001 kemi inkuadruar kukull me përmasa mesatare për goditje anësore SID2s. Si kukull të parë femër për testim, me përmasa mesatare për testim të goditjeve nëpër botë, kemi zhvilluar modelin virtual të një gruaje shtatzënë, në vitet e para të shekullit të ri. Dhjetë vjet më vonë, zgjëruam familjen e kukullave për testim të drejtuara nga kukulla femra, me përmasa mesatare të cilat u përdorën për vlersim të dëmtimit të çafës nga goditjet, si prodhues i vetëm origjinal i makinave në kuadër të zhvillimit të përbashkët Eva RID.

  • Si Volvo Cars zhvillon makina në bazë të të dhënave nga bota reale?

    Të dhënat për makinat Volvo në Suedi mblidhen dhe ruhen që nga viti 1970 në bazën statistikore të aksidenteve në trafik. Qëllimi është që të siguroj dhe disponoj me numër të madh të të dhënave për llojet e dëmtive të pësuara nga aksidente specifike.Gjetjet pastaj mund të përdoren. Lajm i mirë është se në mënyrë të njejtë kemi mbledhur të dhëna për shumë vite, gjë që na mundësonë të hartojmë progresin dhe përmirësojmë shkallën e suskesit me kalimin e viteve.

  • Prej sa aksidenteve Volvo ka mbledhur të dhënat?

    Në një para-studim në vitin 1967 kemi filluar me 28,000 raste. Nga viti 1970 në bazën tonë të të dhënave statistikore kemi përfshirë më shum se 43.000 makina të aksidentuara në botën reale me gjithsej 72,000 udhëtarë. Përveç kësaj, kur bëjmë analizat tona ne përdorim gjithashtu edhe të dhëna nga baza të ndryshme nga e tërë bota

  • Në cilat njohuri bazohet iniciativa E.V.A?

    Njohuritë, që mund të blihen dhe shkarkohen përmes këti projekti është koleksion prej më shum se 170 artikuj kërkimorë. Bëhet fjalë për koleksiont të disa hulumtimeve pas zhvillimit të inovacioneve të sigurisë të kompanis Volvo Cars që nga viti 1950.

  • Cili është Volvo vizioni i sigurisë për vitin 2020?

    Që në makinat e reja të Volvos askush nuk duhet lënduar ose humbur jetën.

  • A duhet ende të lidh rripin e siguris në Volvo?

    Po, rripi i sigurisë është ende mënyra më e efektive për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar lëndimet në aksidente trafiku. E obliguar është pothuajse në tërë botën. Volvo rripat e siguris përmirësohen vazhdimisht për të zmadhuar më tej sigurinë për të gjithë.

Siguri, nga e cila përfitojmë të gjithë

Filluam të prodhojmë makina sepse menduam se askush tjetër nuk prodhonte makina mjaft të sigurta për rrugët suedeze. Me kalimin e viteve kemi kombinuar angazhimin e sigurisë me njohurit që kemi nga aksidentet nga jeta reale. Kjo ka çuar drejt inovacioneve unike të sigurisë -SIPS,WHIPS dhe IC- të cilat tani janë standard për të gjitha modelet më të reja të Volvos.