IntelliSafe standard

Safety by Volvo Cars

Definimi i sigurisë automobilistike

Standarde të larta

IntelliSafe është ajo që ne e quajmë pajisje standarde në të gjitha Volvo makina të reja. Ky nivel i lartë i sigurisë standarde në të gjitha Volvo makinat e reja është element jetësorë për të na ndihmuar në arritjen e vizionit tonë në fushën e sigurisë për zvogëlimin e ekspozimit ndaj konflikteve të sigurisë në të gjitha automjetet. Mësoni më shum për disa nga karakteristikat kyçe dhe si ato kontribuojnë në drejtim të vizionit tonë 2020 - nga viti 2020 në Volvo makinat e reja askush nuk do të humbasë jetën ose pësojë lëndime të rënda trupore.

City Safety

City Safety ndihmonë të mbrojë njerëzit brenda dhe jashtë makinës, ashtuqë zbuloni rezikun e mundshëm dhe ju ndihmonë të shmangëni atë. Volvo Cars është i pari që ka prezantuar këtë lloj sistemi të sigurisë si standard ne çdo Volvo makinë. City Safe shfrytëzonë teknologjine radar dhe kamera për identifikim të mjeteve të tjera, ciklistë, këmbësorë dhe kafshë të mëdha si drerët dhe kuajtë gjatë ditës dhe natës. Ju paralajmëron nëse zbulon përplasje të pashmangshme dhe nëse nuk përgjigjeni në kohë, automatikisht aplikon frena për parandalim ose lehtësim të përplasjes.      Me një ndryshim shpejtësie deri në 50km/orë midis makinës Volvo dhe automjetit përpara sajë, përplasja mund të shmanget nëse shoferi nuk përgjigjet. Në rastë të ndryshimeve të mëdha në shpejtës, ndikimi mund të zbutet. Në disa nga makinat tona siguria e qytetit gjithashtu përfshinë kontrollin drejtues për t'ju ndihmuar shmangjen e rezikut në mënyrë sa më efikase dhe të sigurtë.   

Sistem aktiv dhe siguri konektuese

Qasja jonë ndaj sigurisë së vetme. Ne kemi studiuar përplasjet e makinave detajishtë  nga viti 1970 dhe kemi zhvilluar një varg karakteristikash që ndihmojnë në zbutjen e përplasjeve, përmirësimin e gatishmërisë së shoferëve, komunikimin e kufijve të shpejtësis dhe madje komunikimin e drejtëpërdrejtë me makinat të tjera kur egzistonë reziku në rrugë me sistemin tonë për alarmim të rrugëe me akull (Slippery Road) dhe dritat e sigurisë (Hazard Light Alert).                         

Ne kuptojmë shkaktarin më të shpeshtë të përplasjeve të automjeteve dhe kemi zhvilluar karakteristika për të ndihmuar në zbutje e një sërë skenaresh të mundshëm që mund të rezultojnë në përplasje ose makinë që janë lënë në rrugë pa dashje.

 

Sistem mbrojtës i sigurisë

Thelbi për qasjen tonë të sigurisë është të na ndihmojë në shmangjen ose zbutjen  e aksidenteve përpara se të ndodhin ato. Në rast të përplasjes së pashmangshme disponojmë teknologji për të bërë ndryshim të vërtetë.

Kutia e sigurisë

Për të ndihmuar në rruajtjen e hapsirës së  pasagjerëve të dëmtuar në rast aksidenti, makinat tona janë më të forta në të gjitha aspektet. Kutia e sigurisë rreth pasagjerëve është bërë nga çeliku i nxehte i dizajnuar për mbrojtje maksimale të udhëtarëve në të gjitha llojet e skenareve përplasëse..

Airbags

 Volvo makinat përmbajnë gamë të aribag jastikëve që ndikojnë me rripat e sigurisë. Ata janë të dizajnuara për të ndihmuar mbrojtjen e pasagjerëve në rast të aksidentit. Ato përfshinë aribag për shoferin e vendosur në timon, airbag për pasagjerin e përparëm , e montuar në panelin drejtues, aribag për gjunjë, arbag anësorë që Volvo prezentoi në vitin 1994, dhe perde inflatable.

Sedilje

Sediljet tona aktuale janë të bërë nga llojë i aluminit që garantonë siguri dhe komoditet. Funksioni i absorbimit të energjis në mes të sediljes dhe kornizës së sediljeve ndihmonë në uljen e dëmtimeve të shtyllës kurizore. Ajo deformohet mekanikishtë për të zbutur dëmtimet të cilat mund të paraqiten kur makina ballafaqohet me ulje të fortë. Ajo është pjesë përbërëse e zgjidhjeve tona për mbrojtje rrugore (Run-of Road Protection).

Rripa të sigurisë

A e keni ditur që Volvo Cars është kompania e parë që ka vënë në prodhim rripin e sigurisë me tre pika. Është projektuar nga inxhinjerja e Volvos, Nils Bohlin në vitin 1959 shumë vite para se të bëhet e disponueshme në shumicën e makinave. Volvo gjithashtu ka udhëheqë rripat e sigurisë në sediljet e pasme dhe rripat e sigurimit me tre pika të pozicionuar në mes të sediljes së pasme. Rripat e pasme të sigurisë janë jetësore për pasagjerët që përdorin ato por edhe për pasagjerët e përparëm. Rripi i sigurimit me tre pika është një nga shpikjet më të rëndësishme për njerëzimin dhe është element më i rëdësishëm në makinë.
Lexo më shumë për trashëgimin tonë në fushën e sigurisë

Run-off Road Protection

Ky funkcion përdorë të dhënat nga sitemi i avancuar senzorik për zbulimin e skenareve rrugore "run-of - road". Kur zbulohet, rripat e sigurisë së sediljeve të përparme shtrëngohen për t'I mbajtur pasagjerët në pozitë.