
Personal i servisimit Volvo
Kjo nuk ka të bëjë me automjete.
Bëhet fjalë për njerëzit

Servisim më i shpejtë dhe më i thjeshtë
Ne kem një qasje të re për të servisuar makinën tuaj. Një qasje që është më e thjeshtë dhe e efektshme. Sot për sot, teknikët tanë ekspertë punojnë në ekipe, si ekipet që servisojnë makinat e garave. Dmth. që tërë procesi nuk duhet të zgjasë më shumë se një orë. Faktikisht, ju mund të pritni dhe të relaksoheni ndërsa ne punojmë.

Përdorni kohën tuaj sa më mirë
Ndërsa po prisni makinën tuaj, ju jeni të mirëpritur të përdorni Sallën tonë të Ndenjes. Bëhet fjalë për një sallë pritjeje shumë të rehatshme me Wi-Fi falas, pije freskuese, revista dhe gjithçka që ju nevojitet për ta kaluar sa më mirë. Dhe para se të vini re, makina juaj do të servisohet, lahet dhe përgatitet për t'u kthyer në rrugë.
Tekniku juaj personal

Inovacionet tona
Çdo gjë që ne bëjmë është projektuar, duke marrë parasysh njerëzit, në mënyrë që çdo risi që ne dizajnojmë të lehtësojë dhe të përmirësojë jetën tuaj. Ne jemi veçanërisht krenarë për përparimet tona në fushën e fuqisë efikase, konektivitetit dhe sigurisë. Ne hulumtojmë këto fusha: Drive-E, Sensus dhe IntelliSafe.