Eksploroni teknologjinë EX60

Ndërfaqe intuitive. Fuqi e mahnitshme procesuese. AI me bisedë. Ky është një automjet që e kupton drejtimin – dhe respekton tëndin.

Një ilustrim i thjeshtuar i një moduli bazë kompjuterik Volvo EX60 i shfaqur në një mjedis studioje të bardhë.

Truri me shpejtësi marramendëse që i fuqizon të gjitha

Platformë inteligjente qendrore kompjuterike koordinon gjithçka, nga siguria tek sistemi informues-argetues, duke e bërë EX60-ën të ndihet më reaguese dhe më intuitive në përdorim.Gjithashtu mundëson përmirësime të softuerit dhe veçori të reja me kalimin e kohës, në mënyrë që automjeti juaj të jetë i përditësuar me teknologjinë dhe përmirësimet më të fundit.

Pjesë e sistemit HuginCore që i mundëson makinës të mendojë, përpunojë dhe veprojë

Mundësuar nga NVIDIA ® DRIVE AGX Orin dhe Qualcomm Snapdragon ® 8255

I aftë të kryej 254 trilion operacione në sekondë (TOPS)

Bisedoni me Google Gemini, asistentin tuaj të inteligjencës artificiale në automjet

Thjesht fol natyrshëm. Gemini e kupton të folurit e përditshëm, kështu që nuk keni nevojë të mbani mend fraza specifike ose të shtypni ndonjë buton në ekran. Mund të rrish i lirë dhe i përqendruar.

I lidhur me atë që ka rëndësi

Gemini sjell jetën tuaj dixhitale në automjet duke u lidhur me aplikacionet dhe shërbimet tuaja të preferuara të Google. Përdoreni për të gjetur një vend për të ngrënë, ndani planet e juaja ditore ose përktheni ndonjë thënie gjatë lëvizjes.

Projektuar për t’u përmirësuar vazhdimisht.

Gemini është projektuar të evoluojë së bashku me EX60-ën tuaj, duke u bërë më i zgjuar dhe më intuitiv sa më shumë që ta përdorni.Ai mund të përmirësojë vazhdimisht aftësitë dhe të shtojë funksionalitete të reja me kalimin e kohës, përmes përditësimeve të pandërprera të softuerit over-the-air.

Ekrani qendror i Volvo EX60 tregon shoferin duke bashkëvepruar me Google Gemini për ndihmë në automjet.

Google, Google Play, Google Maps dhe Gemini janë brende tregtare të Google LLC. Kontrolloni përgjigjet. Përputhshmëria dhe disponueshmëria ndryshojnë. 18+.
Frekuenca e përditësimeve over-the-air mund të ndryshojë sipas modelit dhe tregut.

Lidhshmëria EX60

Kutia juaj postare dhe mesazhet tuaja jashtë zyrës, më në fund të sinkronizuara.

Opsionet e sistemit të zërimit në EX60

Arsyetim i mirë për të kërkuar notat e larta.

Zërimi në një Volvo nuk është thjesht i akorduar. Është i kompozuar. Inxhinierët tanë të zërit punojnë krah për krah me partnerë të klasit botëror për të krijuar sisteme që ndihen po aq të pasura dhe të detajuara sa një studio ose dhomë dëgjimi. Çdo notë, tingull dhe zë është formësuar për akustikën unike të kabinës suaj.

Sisteme zërimi që ofrohen

EX60 Siguria dhe ndihma

Gjenerata e ardhshme e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes.

EX60 prezanton rripin e sigurimit të parë në botë me shumë përshtatje , i projektuar për të ndihmuar në uljen e rrezikut të lëndimit në ato momente kur është më e rëndësishme. Standard në ulëset para, përdor të dhëna nga sensorët e brendshëm dhe të jashtëm për të rregulluar shtrëngimin e rripit dhe nivelet e ngarkesës bazuar në madhësinë e secilit individ, pozicionin e uljes dhe karakteristikat e përplasjes. Është pjesë e një berzi të ri të mbrojtjes inteligjente të orientuar kah njeriu, e cila mund të vazhdojë të evoluojë përmes përditësimeve të softuerit.

Rripi i sigurimit me shumë përshtatje i Volvo i shfaqur në një mjedis studioje të bardhë me mekanizmin e tij të brendshëm të dukshëm.

EX60 juaj vjen i pajisur me

Siguria parandaluese

Alarme dhe paralajmërime të lehta. Frenimi dhe drejtim automatik. Sepse edhe shoferët më të mirë meritojnë një rrjet sigurie.

Siguria mbrojtëse

Sisteme të avancuara të frenimit. Kafaz sigurie i fortë. Sepse çdo gjë mund të ndodhë për një sekondë.

Ndihma për shoferin dhe parkimin

Ndërrime të lehta të shiritit. Një ndihmesë derisa parkoni. Këto teknologji ndihmojnë në lehtësimin e jetës së përditshme.

Karakteristikat dhe përmirësimet

Niveli i pajisjeve

Kategoria

  • Nuk përfshihet

  • Opsionale

  • Të përfshira

Karakteristikat e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha tregjet, nivelet e pajisjeve dhe opsionet e grupit të fuqisë. Shërbimet e Google mundësohen përmes një pakete shërbimesh dixhitale që përfshihet për katër vjet. Pas kësaj periudhe, do të zbatohen kushte dhe tarifa të reja nëse vendosni të rinovoni. Google, Google Maps dhe Google Play janë marka tregtare të Google LLC.