Rregullat e Shtëpisë së Mediave Sociale

Komentet e bëra nga komuniteti nuk pasqyrojnë domosdo mendimin e Volvo Cars, as Volvo Cars nuk mund të konfirmojë saktësinë e tyre. Në përputhje me Termat dhe Kushtet e platformës, kodet praktike industriale dhe angazhimin tonë ndaj komunitetit Volvo Cars, ne gjithmonë rezervojmë të drejtën për të fshirë komentet dhe skedat e ngarkuara me natyrë përçarëse, fyese ose shoqërisht të papërgjegjshme dhe për të bllokuar përdoruesit që shkaktojnë vazhdimisht probleme.

Në mënyrë të veçantë, ne nuk tolerojmë këto kategori postimesh:

  • Postime, me të cilat persona të tjerë fyhen, shqetësohen, përndiqen ose sulmohen
  • Postime shpifëse, fyese, të turpshme, vulgare ose që tregojnë dhunë.
  • Postime që përmbajnë gjuhë urrejtjeje në bazë të përkatësisë raciale, etnike ose fetare, gjinisë, kombësisë ose besimeve politike
  • Postime mashtruese, gënjyese, çorientuese ose të pavërteta
  • Ngacmimi ose ndërprerja e qëllimshme e diskutimit
  • Shkelja e të drejtave të pronësisë intelektuale
  • Dërgimi i spamit
  • Ngarkimi i skedave që përmbajnë viruse ose programe, të cilat mund të dëmtojnë funksionimin e kompjuterëve të përdoruesve të tjerë
  • Dërgimi i kërkesave tregtare ose kërkesave për donacione
  • Link baiting (inkorporimi i një lidhjeje në postimin tuaj për të tërhequr trafik në faqen tuaj)