Veçoritë kryesore

Zbuloni sesi lidhshmëria, komoditeti dhe veçoritë e sigurisë përcaktojnë personalitetin e makinës V60 Recharge.

Me Google të integruar

Navigimi më i mirë në këtë kategori

Me Google Maps të integruar plotësisht në makinën V90 Recharge, informacionet e trafikut në kohë reale dhe ridrejtimi automatik ju ndihmojnë të arrini në destinacionin tuaj me më pak telashe.

Komoditet dhe teknologji

Pastruesi i përparuar i ajrit në makinën Volvo V60 Recharge ju ndihmon ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi më të mirë dhe më të shëndetshme ajri.Ajër më i pastër i kabinës

Pastruesi i përparuar i ajrit në sistemin tonë të nivelit botëror për cilësinë e ajrit parandalon hyrjen në kabinë të deri në 95 për qind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5. Kjo mund t'ju ndihmojë ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme. Mund të monitoroni edhe nivelet e grimcave dhe polenit jashtë makinës.

Shërbimet në distancë në aplikacionin Volvo Cars për lehtësi më të madhe çdo ditë.Shërbimet e aplikacionit në distancë

Abonohuni në një paketë shërbimesh dixhitale dhe shijoni aksesin e plotë në të gjitha shërbimet në distancë në aplikacionin Volvo Cars, duke përfshirë kyçjen dhe shkyçjen, pastrimin paraprak të kabinës dhe ngrohjen ose ftohjen e kabinës.*

Brenda një makine Volvo, ekrani i përparmë që tregon shpejtësinë e lëvizjes dhe navigimin në xhamin e përparmë.Ruani përqendrimin

Ekrani i përparmë ju lejon të shikoni shpejtësinë, të ndiqni navigimin kthesë pas kthese dhe më shumë. Të gjitha këto pa e humbur përqendrimin te rruga. Ndriçimi i ekranit të përparmë përshtatet automatikisht me kushtet e dritës dhe ju mund ta caktoni sistemin që t'i përshtatet preferencave tuaja personale.

Një dorë ndihmëse

Teknologjia jonë e përparuar e ndihmës për shoferin mund t'ju ndihmojë të ruani një distancë të sigurt nga makinat përpara duke e përshtatur shpejtësinë, duke e mbajtur makinën në qendër të korsisë, t'ju informojë kur është koha për të vazhduar të ecni, si edhe për ta ndaluar plotësisht automjetin në rast se shoferi nuk reagon.

Ajër më i pastër i kabinës

Pastruesi i përparuar i ajrit në sistemin tonë të nivelit botëror për cilësinë e ajrit parandalon hyrjen në kabinë të deri në 95 për qind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5. Kjo mund t'ju ndihmojë ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme. Mund të monitoroni edhe nivelet e grimcave dhe polenit jashtë makinës.

* Shërbimet në distancë të aplikacionit Volvo Cars mundësohen nëpërmjet abonimit të shërbimeve dixhitale. Ai është i përfshirë për deri në katër vjet nga data e dorëzimit të shitjes nëse makina është e re. Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të zbatohen afate dhe kushte të reja.

Një interpretim emocionues i tingujve

Projektuar për ata që kërkojnë përsosmëri në cilësinë e tingujve. Ky sistem audio opsional i nivelit të lartë 1400 W sjell qartësi dhe realizëm të jashtëzakonshëm në muzikën tuaj, duke optimizuar detajet dhe rezolucionin dhe duke ju lejuar ta dëgjoni një këngë ashtu si e kishte menduar vetë artisti.

Jepini jetë muzikës suaj

15 altoparlantë me përkufizim të lartë dhe të akorduar me saktësi dhe një altoparlant basi novator dhe plot freski, të përshtatur me arkitekturën e kabinës së makinës suaj Volvo, ofrojnë tinguj mbresëlënës gjithpërfshirës pavarësisht se ku jeni ulur. Një eksperiencë e plotë muzikore që mund ta ndjeni vërtet.

Zgjidhni dhomën tuaj

Teknologjia unike e "Transformimit të dhomës" rikrijon akustikën e një dhome specifike. Mund të zgjidhni nga katër "Modalitete dhome", duke përfshirë "Studio", "Skena individuale", "Salla e koncerteve" dhe "Klubi i xhazit".

Sistemi audio me përkufizim të lartë Bowers & Wilkins

Bokset Bowers & Wilkins brenda një makine Volvo V60 Recharge.

Siguri me asistencë

Ecni prapa me besim të plotë

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën mbrapsht me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.*

*Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk e zëvendësojnë vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.
** Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me makinën mund të dallohen nën nivele të caktuara të shpejtësisë dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.
*** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Mbështetja për drejtimin e makinës është aktive në shpejtësitë 60-140 km/orë.

Karakteristikat e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha nivelet e pajisjeve dhe opsionet e motorit.

Google, Google Play dhe Google Maps janë marka tregtare të Google LLC.