360c
E ardhmja është elektrike, autonome dhe plot lidhje.

Pse të fluturoni kur mund të udhëtoni në rrugë?
Imagjinoni që keni një takim herët në mëngjes në një qytet tjetër pranë. Keni dy opsione për të shkuar atje – një fluturim të shkurtër nga aeroporti juaj lokal ose një zgjidhje udhëtimi plotësisht elektrike dhe plotësisht autonome që mund t'ju dërgojë drejtpërdrejt në vendin e takimit, duke shmangur regjistrimin në aeroport, radhët, vonesat e fluturimeve, kontrollet e sigurisë dhe çdo gjë tjetër që është pjesë e udhëtimeve ajrore. Cilën do të zgjidhnit?

Personale, të përshtatshme, komode
Në një të ardhme jo shumë të largët, ne shikojmë një botë ku automjetet elektrike plotësisht autonome janë përgjigjja për nevojat personale për lëvizjen. Ne e kemi zhvilluar makinën 360c për t'i dhënë jetë vizionit tonë për të ardhmen. Nevojat individuale për lëvizjen po evoluojnë. Zgjidhjet duhet të ofrojnë një eksperiencë të sigurt, të përshtatshme për mjedisin, por përsëri komode dhe personale në udhëtime.

Siguria nga Volvo
Makina 360c prezanton po ashtu një propozim për një sistem komunikimi të standardizuar të automjeteve autonome që do të bëjë të mundur që përdoruesit e rrugës dhe automjetet autonome të kuptojnë se çfarë do të bëjë më pas makina 360c. Ne besojmë se një sistem i tillë i standardizuar do të luajë një pjesë integrale për t'i bërë një realitet të sigurt dhe të këndshëm udhëtimet me automjetet autonome.

Udhëtimi pa mëdyshje
Makina 360c ofron një vizion se si mund t'i bëjmë udhëtimet të qëndrueshme. Automjetet plotësisht elektrike dhe autonome 360c do t'u ofrojnë njerëzve lirinë për të lëvizur në një mënyrë të lehtë dhe pa shqetësime. Nuk do të ketë më vonesa fluturimesh apo regjistrime të bagazheve. Makina 360c është projektuar që t'ju çojë nga pika A në B.

Projektimi urban
Natyra e ndryshimit e nevojave personale për lëvizje do të thotë që do të duhet të shikojmë se si është projektuar infrastruktura jonë në aspektin inxhinierik dhe se si janë projektuar qytetet tona. Me zgjidhjet e lëvizjes sipas kërkesës, nevoja për parkim në qendër të qytetit do të zvogëlohet, duke liruar kështu hapësirën për jetesën, tregtinë or argëtimin.
Shfrytëzoje sa më mirë kohën
Makina 360c parashikon një mori eksperiencash bazuar në nevojat tuaja

Shijojeni
Makina 360c përfshin shumë parametra të gjendjes për t'ju ndihmuar të qetësoheni ose të festoni gjatë udhëtimit tuaj, me të gjitha komoditetet fizike që ju duhen.

Punoni
Një hapësirë pune dhe një vend takimesh plot lidhje dhe në lëvizje do të thotë se mund t'i realizoni gjërat tuaja kur jeni në lëvizje.

Flini
Po udhëtoni gjatë natës për një takim në mëngjes? Pse të mos rezervoni një automjet gjumi që do t'ju çojë në destinacionin tuaj final plotësisht të çlodhur?