Ambienti i Brendshëm
Shijoni luksin ekskluziv suedez nga komoditeti i makinës suaj Volvo.

Frymëzoni shqisat tuaja
Ambience Interior ndërthur pamjet, tingujt dhe aromat. Kjo veçori përfshin ambientin qetësues të një pylli, përqeëndrimin çlodhës të një dite vere ose energjinë ritmike të një orkestre. Pamjet projektohen në tavanin e makinës dhe tingujt shoqërues shfrytëzojnë sistemin e zërit Bowers & Wilkins, ndërkohë që një nga aromat përmirëson atmosferën e zgjedhur të kabinës.
Shikoni më shumë, në detaje
Eksploroni botën ekskluzive për të gjitha shqisat brenda kabinës unike të Ambience Interior.




Luksi gjithëpërfshirës me stilin suedez
Me Ambience Interior, pasagjerët e ndenjëseve të pasme kanë ndenjëse që mund të rregullohen individualisht me ngrohje dhe ajrim. Ndenjësja e përparme e pasagjerit është zëvendësuar nga Lounge Console, duke siguruar një mbështetëse për këmbët dhe një tablet të integruar 12,9 inç, dhe e zgjeron pjesën e brendshme të makinës për të krijuar më shumë hapësirë. Vëmendja ndaj detajeve është kudo.
Përsosmëri e shqisave
Mirë se vini në esencën e Skandinavisë. Hyni në Ambience Interior, ku marrin jetë pamjet, tingujt dhe aromat e vendlindjes sonë, duke krijuar një eksperiencë ekskluzive luksoze në makinë, si askund tjetër.




Zgjidhni atmosferën tuaj
Tre atmosfera të ndryshme krijojnë një botë ndijimesh brenda makinës, secila me temat e veta të zgjedhura, të frymëzuara nga eksperienca skandinave. Shkarkoni aplikacionin, bëni zgjedhjen tuaj dhe shijojeni.

Shikoni dritën
Me projektimin në pjesën e brendshme të tavanit panoramik, shfaqjet e animuara me drita krijojnë një simfoni të efekteve atmosferike. Ato ndërthurin një mori tingujsh, të zhvilluara për t'u ndërthurur plotësisht me pamjet.

Plotësoni eksperiencën tuaj
Një koleksion aromash nga prodhuesi i parfumeve Byredo i shton më shumë ndjesitë që krijohen nga atmosfera e kabinës. Të bukura dhe shprehëse, secila prej tyre është zgjedhur që të përshtatet me efektet e dritave dhe tingujve.