Qëndroni të lidhur me baterinë e makinës suaj kudo që të jeni me aplikacionin Volvo Cars dhe ekranin në makinë.
Me aplikacionin, mund të kontrolloni distancën tuaj të vlerësuar, të ndiqni progresin e karikimit, të planifikoni kohën e karikimit dhe të merrni njoftime për çdo ndërprerje ose përfundim.
Në ekranin e makinës suaj, ju jeni në gjendje të monitoroni përdorimin e energjisë në kohë reale dhe frenimin rigjenerues. Gjithçka që ju nevojitet për të mbajtur kontrollin, në lëvizje ose pas timonit.
Për më tepër, shumë Volvo elektrike të përdorura të çertifikuara vijnë me një certifikatë të Gjendjes Shëndetësore të Baterisë me tension të lartë (SOH), duke ju ofruar një vlerë të qartë që pasqyron kapacitetin e mbetur të baterisë së makinës suaj.