Skip to content

Volvo S90 Recharge

Hybrid

Volvo S90 Recharge

Volvo S90 Recharge

Hybrid

Prit më shumë

Përqafoni të renë dhe kontrolloni udhëtimin. Prezantojmë sedanin Skandinav luksoz plug-in hybrid me Google të integruar.

Hybrid

Plug-in

Deri në61km

Autonomia elektrike

95%

Pastrimi i ajrit të kabinës

Google

I integruar

Një Volvo S90 Recharge e mbuluar pjesërisht nga shkallët.
Brenda një makine Volvo, një marsh kristali krijuar me kristale origjinale suedeze nga Orrefors.
Një Volvo S90 Recharge e mbuluar pjesërisht nga shkallët.
Brenda një makine Volvo, një marsh kristali krijuar me kristale origjinale suedeze nga Orrefors.
Një Volvo S90 ngjyrë gri duke u karikuar.
Një Volvo S90 Recharge e parkuar përpara një shkalle dhe një person që ecën drejt makinës.
Një Volvo S90 Recharge e parkuar përpara një shkalle.
Një Volvo S90 Recharge duke u karikuar në një pikë karikimi.

Emetime më të ulëta të marmitës, pa kompromise.

Shtimi i fuqisë elektrike në makinën tuaj krijon një plug-in hybrid që mendon për të nesërmen pa bërë kompromise për eksperiencën tuaj aktuale. Në modalitetin elektrik Pure, udhëtimi juaj i përditshëm mund të transformohet në një lëvizje më të kujdesshme me zero emetime të marmitës.

Autonomia në modalitetin elektrik Pure

Në modalitetin Plotësisht elektrik, mund të ecni deri në 61 km/38 milje me një karikim.

Fuqi e rafinuar

Sedani S90 Recharge siguron një performancë të rafinuar dhe një eksperiencë të zhdërvjellët dhe të fuqishme në drejtimin e makinës.

Ruani kontrollin në çdo moment me teknologjinë intuitive dhe Google të integruar.

Navigimi më i mirë në këtë kategori

Me Google Maps plotësisht të integruar në makinë dhe kontrollin zanmor pa duar të Google Assistant, informacionet e trafikut në kohë reale dhe ndryshimi automatik i itinerarit ju lejojnë të arrini me më shumë lehtësi në destinacionin tuaj.

Lehtësia në makinë

Me Google Assistant në makinën tuaj Volvo, mund të merrni drejtime, të shijoni argëtimin, të qëndroni në kontakt me miqtë, familjen dhe kolegët tuaj si dhe ta përshtatni në detaje ambientin e kabinës suaj – të gjitha këto pa i hequr duart nga timoni. Thjesht thoni “Ok Google” për të filluar.

Bëni më shumë në rrugë

Me Google, mund t'i lidhni aplikacionet dhe pajisjet tuaja të preferuara për t'i realizuar në vazhdimësi gjërat gjatë të gjithë ditës. Lidhuni dhe kontrolloni me lehtësi pajisjet inteligjente të përshtatshme të shtëpisë kur jeni në makinë për lehtësi përdorimi dhe qetësi të plotë.

Zhytuni në eksperiencën premium më të mirë të audios dhe multimedias.

Flisni me Google në makinën tuaj S90 Recharge për kontrollin pa i përdorur duart. Nëpërmjet një ndërfaqeje të njohur, ju mund të shijoni argëtimin dhe të qëndroni në kontakt me miqtë, familjen dhe kolegët tuaj – thjesht me anë të zërit tuaj. Me aksesin tek aplikacionet në Google Play dhe një sistem opsional audio Bowers & Wilkins të cilësisë së lartë, ju, makina juaj dhe jeta juaj nuk kanë qenë asnjëherë kaq pranë.

Google Assistant

Ndihma pa përdorimin e duarve në makinë.

Aplikacionet e makinës të disponueshme nëpërmjet Google Play në S90 Recharge.
Bowers & Wilkins

Një dizajn mahnitës i bokseve të nivelit të lartë dhe një tingull i nivelit premium.

Google Play

Qëndroni të lidhur me jetën tuaj dixhitale.

Personalizojeni. Zbuloni komoditetin intuitiv dhe komoditetin e personalizuar.

Një pamje nga afër e një personi në ndenjësen e pasme të një makine Volvo S90 Recharge.
Një person i ulur në ndenjësen e pasme të një makine Volvo S90 Recharge.
Një makinë Volvo S90 Recharge duke ecur në një urë në një ditë me re.
Një pamje nga afër e një personi në ndenjësen e pasme të një makine Volvo S90 Recharge.

Ajër më i pastër i kabinës

Pastruesi i përparuar i ajrit në sistemin tonë të parë botëror për cilësinë e ajrit parandalon hyrjen në kabinë të deri në 95 për qind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5. Kjo mund t'ju ndihmojë ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme.

Një person i ulur në ndenjësen e pasme të një makine Volvo S90 Recharge.

Luksi në ndenjësen e pasme

Në ndenjësen e pasme, hapësira e bollshme për këmbët dhe ndenjëset me lëkurë napa përmirësojnë komoditetin tuaj, ndërkohë që mbështetësja ekskluzive qendrore e krahut siguron çlodhje në distanca të gjata dhe një vend praktik për mbajtjen e artikujve thelbësorë.

Një makinë Volvo S90 Recharge duke ecur në një urë në një ditë me re.

Shërbimi i personalizuar

Vetëm me një prekje të një butoni, një anëtar i ekipit të shërbimit të personalizuar të Volvo On Call do t'ju ndihmojë të gjeni gjithçka që ju duhet – kështu që të mund të qëndroni të përqendruar te rruga.

Personalizojeni.

Brenda një makine Volvo, ekrani i përparmë që tregon shpejtësinë e lëvizjes dhe navigimin në xhamin e përparmë.
Ruani përqendrimin

Ekrani i përparmë ju lejon të shikoni shpejtësinë, të ndiqni navigimin kthesë pas kthese, t'u përgjigjeni telefonatave dhe më shumë. Të gjitha këto pa e humbur përqendrimin te rruga.

Një person ecën drejt një makine Volvo S90 Recharge ngjyrë të zezë.
Krijoni hapësirën tuaj të përsosur

Ngroheni, ftoheni paraprakisht dhe më shumë – me një komandë të thjeshtë, aplikacioni Volvo On Call ju lejon të krijoni hapësirën tuaj të përsosur nga distanca para se ta nisni makinën.

Brenda një makine Volvo, një marsh kristali krijuar me kristale origjinale suedeze nga Orrefors.
Çështje detajesh

Ky marsh i punuar me mjeshtëri me kristale origjinale suedeze është krijuar ekskluzivisht për Volvo-n nga artizanët e xhamit në Orrefors® për modelet tona Inscription. Ky është vetëm një nga shumë detajet e dizajnit që përçojnë luksin e përgjegjshëm skandinav.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë drejtimin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.

Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe më pas duke frenuar automatikisht nëse shoferi nuk arrin të reagojë.*

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën prapa me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.**

* Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me veturën mund të zbulohen nën shpejtësi të caktuara dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

** Funksionet e suportit së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.*** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Suporti për sistemin e drejtimit të makinës është aktive në shpejtësitë 60-140 km/orë.

Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.

Largoni stresin në trafikun e rënduar

Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë drejtimin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.

Shmangni përplasjet

Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe më pas duke frenuar automatikisht nëse shoferi nuk arrin të reagojë.*

Ecni prapa me besim të plotë

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën prapa me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.**

Ndihma për trafikun e kryqëzuar në ardhje

Teknologjia jonë e asistencës së sigurisë mund t'ju ndihmojë kur bëni një kthesë mes trafikut në ardhje duke siguruar frenimin automatik nëse ka rrezik për t'u përplasur.

Zbulon dhe korrigjon shmangien

Nëse filloni të zhvendoseni drejt vijës së mesit, ekziston gjithmonë mundësia e përplasjes me një automjet në ardhje. Makina juaj mund ta dallojë këtë dhe ta korrigjojë drejtimin e timonit, duke ju ndihmuar të ktheheni në një pozicion më të sigurt në rrugë.***

Pamja e parkimit 360°

Parkoni me më shumë besim në S90 Recharge – katër kamera sigurojnë shumë pamje, duke përfshirë këndvështrimin e pamjes nga sipër 360°, ndërkohë që sensorët anësorë dhe të cepave ju sinjalizojnë për objektet pranë.

* Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me veturën mund të zbulohen nën shpejtësi të caktuara dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

** Funksionet e suportit së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.*** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Suporti për sistemin e drejtimit të makinës është aktive në shpejtësitë 60-140 km/orë.

Opsionet e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha stilet dhe opsionet e motorit.Google, Google Play dhe Google Maps janë marka tregtare të Google LLC.