Skip to content

Volvo XC60 Recharge

Hibride

Volvo XC60 Recharge

Volvo XC60 Recharge

Hibride

XC60 më inteligjente.

Është makina dinamike mesatare SUV plug-in hybrid — dhe me detajet e reja të dizajnit dhe Google të integruar, është më inteligjente se kurdoherë më parë.

Hybrid

Plug-in

Deri në53km

Autonomoia elektrike

AWD

Sistemi i drejtimit

Google

I integruar

Një grua duke shikuar një Volvo XC6- Recharge që karikohet, të lidhur me një shtyllë karikimi.
Një nga dritat e pasme të jashtme të një makine Volvo XC60 Recharge.
Një grua duke shikuar një Volvo XC6- Recharge që karikohet, të lidhur me një shtyllë karikimi.
Një nga dritat e pasme të jashtme të një makine Volvo XC60 Recharge.
Pamja e jashtme e pasme e një Volvo XC60 Recharge ngjyrë argjendi.
Pjesa e jashtme e përparme e një Volvo XC60 Recharge Inscription.
Pjesa e jashtme e përparme e një Volvo XC60 Recharge.

Emetime më të ulëta të marmitës, pa kompromise.

Shtimi i fuqisë elektrike në makinën tuaj krijon një plug-in hybrid që mendon për të nesërmen pa bërë kompromise për eksperiencën tuaj aktuale. Në modalitetin Pure elektrik, udhëtimi juaj i përditshëm mund të transformohet në një lëvizje më të kujdesshme me zero emetime të marmitës.

Autonomia në modalitetin Pure

Në modalitetin Pure elektrik, mund të përshkoni deri në 53 km/33 milje me një karikim.

Fuqia dinamike

SUV-i XC60 Recharge siguron një performancë dinamike dhe një eksperiencë të zhdërvjellët dhe të fuqishme në drejtimin e makinës.

Kontrolloni udhëtimin tuaj dinamik me teknologjinë intuitive dhe Google të integruar.

Navigimi më i mirë në këtë kategori

Me Google Maps plotësisht të integruar në makinë dhe kontrollin zanor pa duar të Google Assistant, informacionet e trafikut në kohë reale dhe ndryshimi automatik i itinerarit ju lejojnë të arrini me më shumë lehtësi në destinacionin tuaj.

Lehtësia në makinë

Me Asistentin e Google në makinën tuaj Volvo, mund të merrni udhëzime, të shijoni argëtimin, të qëndroni në kontakt me miqtë, familjen dhe kolegët tuaj si dhe ta përshtatni në detaje ambientin e kabinës suaj – të gjitha këto pa i hequr duart nga timoni. Thjesht thoni “Ok Google” për të filluar.

Bëni më shumë në rrugë

Me Google, mund t'i lidhni aplikacionet dhe pajisjet tuaja të preferuara për t'i realizuar në vazhdimësi gjërat gjatë të gjithë ditës. Lidhuni dhe kontrolloni me lehtësi pajisjet inteligjente të përputhshme të shtëpisë kur jeni në makinë për lehtësi përdorimi dhe qetësi të plotë.

Zhytuni në eksperiencën më të mirë të audios dhe multimedias.

Flisni me Google në makinën tuaj XC60 Recharge SUV për kontrollin pa i përdorur duart. Nëpërmjet një ndërfaqeje të njohur, ju mund të shikoni argëtimin dhe të qëndroni në kontakt me miqtë, familjen dhe kolegët tuaj – thjesht me anë të zërit tuaj. Me aksesin tek aplikacionet në Google Play dhe një sistem opsional audio Bowers & Wilkins të cilësisë së lartë, ju, makina juaj dhe jeta juaj nuk kanë qenë asnjëherë kaq pranë.

Google Assistant

Ndihma pa përdorimin e duarve në makinë.

Altoparlantët Bowers & Wilkins brenda një makine Volvo XC60 Recharge.
Bowers & Wilkins

Shijoni performancën e audios së nivelit të lartë.

Google Play

Qëndroni të lidhur me jetën tuaj dixhitale.

E juaja në mënyrë intuitive. Teknologjia e përparuar ndihmon për të siguruar lidhjen mes makinës dhe një komoditeti dhe lëvizjeje të personalizuar.

Pastruesi i avancuar i ajrit në XC60 Recharge ju ndihmon ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi më të mirë dhe më të shëndetshme të ajrit.
Një person duke qëndruar para një muri të bardhë me tulla, duke përdorur Volvo on Call për të përgatitur makinën e tij Volvo.
Dizajn i pjesës së brendshme përpara në një XC60 Recharge me ndenjëse me lesh të përpunuar dhe pa lëkurë.
Pastruesi i avancuar i ajrit në XC60 Recharge ju ndihmon ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi më të mirë dhe më të shëndetshme të ajrit.

Ajër më i pastër i kabinës

Pastruesi i avancuar i ajrit në sistemin tonë të parë botëror për cilësinë e ajrit parandalon hyrjen në kabinë të deri në 95 për qind të pjesëzave të rrezikshme PM 2,5. Kjo mund t'ju ndihmojë ju dhe pasagjerët tuaj të shijoni një cilësi ajri më të mirë dhe më të shëndetshme, pavarësisht nga kushtet e jashtme.

Një person duke qëndruar para një muri të bardhë me tulla, duke përdorur Volvo on Call për të përgatitur makinën e tij Volvo.

Krijoni hapësirën tuaj të përsosur

Ngroheni, ftoheni paraprakisht dhe më shumë – me një komandë të thjeshtë, aplikacioni Volvo On Call ju lejon të krijoni hapësirën tuaj të përsosur nga distanca para se ta nisni makinën.

Dizajn i pjesës së brendshme përpara në një XC60 Recharge me ndenjëse me lesh të përpunuar dhe pa lëkurë.

Sinkronizoni udhëtimin tuaj

Shasia aktive me amortizimin me ajër me përshtatje automatike për të gjitha rrotat e bën makinën tuaj XC60 Recharge SUV edhe më dinamike dhe të rafinuar. Pesë parametrat e ndryshëm – Komoditet, Ekonomik, Dinamik, Fuoristradë dhe Individual – ju lejojnë ta përshtatni shasinë me stilin tuaj të preferuar të drejtimit të makinës.

E juaja në mënyrë intuitive.

Brenda një makine Volvo, ekrani i përparmë që tregon shpejtësinë e lëvizjes dhe navigimin në xhamin e përparmë.
Ruani përqendrimin

Ekrani i përparmë ju lejon të shikoni shpejtësinë, të ndiqni navigimin kthesë pas kthese, t'u përgjigjeni telefonatave dhe më shumë. Të gjitha këto pa e humbur përqendrimin te rruga.

Hapësira e posaçme për mbajtjen e smartfonëve me karikimin e shpejtë me wireless për pajisjet e përputhshme në një Volvo XC60.
Karikimi i pajisjeve me wireless

Zgjidhni paketën tonë të Shërbimeve dixhitale dhe provoni karikimin e lehtë, pa rrëmujë dhe të shpejtë me wireless për pajisjet tuaja të përputhshme në hapësirën e posaçme për mbajtjen e smartfonëve.

Pamja nga afër e pjesës së brendshme të ndenjëseve me përzierje leshi pa lëkurë në një XC60 Recharge.
Luks pa lëkurë

Tapiceria jonë e personalizuar prej leshi të përpunuar përfaqëson një lidhje respekti me materialet natyrore dhe pa artikuj lëkure.

Siguri e ndihmuar. Është në ADN-në tonë.

Siguri e ndihmuar. Është në ADN-në tonë.

Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë drejtimin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.

Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe më pas duke frenuar automatikisht nëse shoferi nuk arrin të reagojë.*

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën mbrapsht me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.**

* Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me makinën mund të dallohen nën nivele të caktuara të shpejtësisë dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.*** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Mbështetja për drejtimin e makinës është aktive në shpejtësitë 60-140 km/orë.

Siguri e ndihmuar. Është në ADN-në tonë.

Largoni stresin në trafikun e rënduar

Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë drejtimin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.

Shmangni përplasjet

Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe më pas duke frenuar automatikisht nëse shoferi nuk arrin të reagojë.*

Ecni prapa me besim të plotë

Sinjalizimi për trafikun e kryqëzuar me frenimin automatik e ndihmon shoferin kur ecën mbrapsht me një pamje të kufizuar. Sistemi mund të dallojë automjetet që kalojnë prapa dhe, nëse është e nevojshme, mund të aplikohet frenimi automatik.**

Ndihma për trafikun e kryqëzuar në ardhje

Teknologjia jonë e asistencës së sigurisë mund t'ju ndihmojë kur bëni një kthesë mes trafikut në ardhje duke siguruar frenimin automatik nëse ka rrezik për t'u përplasur.

Zbulon dhe korrigjon shmangien

Nëse filloni të zhvendoseni drejt vijës së mesit, ekziston gjithmonë mundësia e përplasjes me një automjet në ardhje. Makina juaj mund ta dallojë këtë dhe ta korrigjojë drejtimin e timonit, duke ju ndihmuar të ktheheni në një pozicion më të sigurt në rrugë.***

Pamja e parkimit 360°

Me katër kamera që sigurojnë një pamje 360° dhe sensorët anësorë që tregojnë për objektet në anë të makinës, sistemi ynë mund t'ju ndihmojë të parkoni me vetëbesim edhe në hapësira të kufizuara.

* Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me makinën mund të dallohen nën nivele të caktuara të shpejtësisë dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.

** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.*** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Mbështetja për drejtimin e makinës është aktive në shpejtësitë 60-140 km/orë.

Karakteristikat e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha stilet dhe opsionet e motorit.Google, Google Play dhe Google Maps janë marka tregtare të Google LLC.