Makinat elektrike

Zbuloni përvojën e drejtimit të makinës tonë plotësisht elektrike.

Volvo plotësisht elektrike. Frymëzuar nga planeti ynë, dizajnuar për jetën tuaj.

Plotësisht elektrike

Shpirti i pakompromentuar i Volvo-s përmbush emetimet zero të marmitës – dhe duke pasur në mendje përkushtimin tonë për luksin e përgjegjshëm, ne përpiqemi të shfrytëzojmë më shumë materialet e ricikluara dhe bio dhe të minimizojmë mbetjet.

Me Google të integruar

Me Google të integruar, makina elektrike Volvo ju lidh në mënyrë të përsosur ju dhe jetën tuaj dixhitale. Makina merr gjithashtu përditësime automatike të transmetuara nëpërmjet ajrit.

Nisni porosinë tuaj në internet

Porositja e makinës tuaj elektrike Volvo është e thjeshtë. Shfletoni konfiguruesin tonë, krijoni modelin tuaj të përsosur dhe nisni porosinë tuaj në internet.*

* Porosia juaj do të përfundohet me shitësin sipas kushteve të përgjithshme.

Profili anësor i një Volvo C40 Recharge ngjyrë blu.
Në dispozicion Online
C40 Recharge

Njihuni me crossover-in tonë të parë plotësisht elektrik.

*Shifrat janë paraprake dhe vijnë nga vlerësimet dhe përllogaritjet e kryera nga Volvo Cars për C40 Recharge Twin dhe këto rezultate nuk janë të garantuara. Konsumi real i energjisë i realizuar në kushte reale ndryshon në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Certifikimi i automjeteve në pritje.

Një makinë elektrike Volvo XC40 Recharge SUV në ngjyrë argjendi akulli duke u karikuar në një qytet ngjyrë rozë.
Në dispozicion Online
XC40 Recharge

Zbuloni SUV-në tonë kompakte plotësisht elektrike.

*Shifrat janë paraprake dhe vijnë nga vlerësimet dhe përllogaritjet e kryera nga Volvo Cars për C40 Recharge Twin dhe këto rezultate nuk janë të garantuara. Konsumi real i energjisë i realizuar në kushte reale ndryshon në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Certifikimi i automjeteve në pritje.

Profili anësorë i një Cloud Blue Volvo EX30
Në dispozicion Online
EX30
Blini nga 36 275 € *

SUV-ja jonë më i vogël ndonjëherë.

*Ju lutemi, vini re se ky është një çmim tregues i cili mund të ndryshohet përpara dorëzimit të makinës si pasojë e faktorëve që janë jashtë kontrollit tonë si rritja e taksave, tarifave, normave të interesit etj. Ju do të njoftoheni për çdo ndryshim dhe mund të anuloni në çdo kohë përpara dorëzimit.

**Shifrat janë paraprake dhe vijnë nga vlerësimet dhe llogaritjet e kryera nga Volvo Cars për Volvo EX30 dhe këto rezultate nuk janë të garantuara. Distanca e udhëtimit dhe konsumi i energjisë në kushte real ndryshon në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Koha e karikimit varion dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e makinës. Certifikimi i automjeteve në pritje.

Pamja anash e një Vapour Grey Volvo EX90.
Në dispozicion Online
EX90
Blini nga 94 728 €

SUV-ja jonë e madhe me 7 vende.

*Shifrat janë paraprake dhe vijnë nga vlerësimet dhe llogaritjet e kryera nga Volvo Cars për EX90 dhe këto rezultate nuk janë të garantuara. Distanca e udhëtimit dhe konsumi i energjisë në kushte real ndryshon në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Koha e karikimit varion dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e makinës. Certifikimi i automjeteve në pritje.

Merrni me qira ose blini – shikoni ofertën tonë Care

Ne duam t'ua bëjmë të gjithëve të lehtë të shijojnë një makinë elektrike Volvo. Pavarësisht nëse zgjidhni të merrni me qira ose të blini, oferta jonë Care që mbulon shërbimin*, sigurimin** dhe garancinë është e përfshirë.

Leasing

Merrni me leasing makinën tuaj elektrike Volvo dhe shijoni komoditetin e një çmimi mujor fiks gjatë një periudhe mujore të dakordësuar paraprakisht. Oferta jonë Care është e përfshirë në pagesën tuaj mujore.

Blini

Blini makinën tuaj elektrike Volvo – oferta jonë Care dhe përfitimet e saj janë të përfshira në çmim.

* Shërbimi është objekt i kushteve të përgjithshme - artikujt e konsumit janë të kufizuar dhe zbatohen përjashtime - për më shumë informacione, pyesni shitësin tuaj të Volvo-s.

** Lexoni [add insurance company website reference or similar] për më shumë informacione. Nëse dëshironi të tërhiqeni, duhet ta informoni shitësin tuaj para se ta nënshkruani kontratën.

Në shtëpi ose larg, ne jua bëjmë më të lehtë dhe më komode.

* Për modelin e vitit 2022, për të aktivizuar aplikacionin e Volvo Cars, në momentin e dorëzimit makina XC40 Recharge duhet të jetë e pajisur me paketën e shërbimeve dixhitale e cila vjen me një abonim katër vjeçar që siguron akses të plotë në aplikacionet dhe të dhënat e disponueshme. Në momentin e skadimit të periudhës 4-vjeçare, do të zbatohen kushte të përgjithshme të reja.

Eksploroni një jetë plotësisht elektrike.

Zbuloni përfitimet e drejtimit të një makine Volvo Recharge dhe mësoni më shumë rreth lëvizshmërisë elektrike.

Çfarë dëshironi të dini rreth makinave plotësisht elektrike?

Koha e karikimit varet nga pajisjet e karikimit që përdorni dhe instalimi elektrik në shtëpinë tuaj. Kablloja standarde e karikimit në shtëpi me karikuesin e shtëpisë është kryesisht një kabllo ndihmëse. Karikimi i baterisë bosh deri në 100 për qind me këtë kabllo zgjat rreth 38–44 orë në varësi të tregut.

Për kohë karikimi të rregullta dhe shumë më të shkurtra në shtëpi, ne rekomandojmë një kuti muri 3-fazore 11 kW. Ky instalim mund t'ju sigurojë 7-9 orë kohë karikimi (nga bosh në 100 për qind).

Kini parasysh: Koha e karikimit mund të ndryshojë dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e makinës.

Kostoja e energjisë elektrike ndryshon në varësi të kushteve lokale, por kostoja mund të jetë më e ulët në krahasim me naftën ose benzinën. Kostoja më e ulët e karburantit është po ashtu një nga disa arsyet për të zgjedhur një makinë elektrike. Dhe për kosto edhe më të ulëta, mund ta caktoni paraprakisht makinën tuaj plotësisht elektrike Volvo që të karikohet në periudhat kur tarifat janë më të ulëta, shpesh gjatë natës.

Garancia e Volvo Cars për baterinë është 8 vite ose 160 000 km, cila të jetë e para, me kusht që makina dhe bateria të mirëmbahen dhe të përdoren në përputhje me rekomandimet e Volvo Cars.

Nëse bateria ose moduli i baterisë duhet të ndërrohet, kjo mund të bëhet si për çdo pjesë tjetër teknike të makinës.

Kablloja standarde e karikimit në shtëpi është e projektuar kryesisht si një kabllo ndihmëse për aktivitetet në shtëpi. Për një karikim mjaft më të shpejtë dhe më të lehtë në shtëpi, ne rekomandojmë instalimin e një kutie muri 3-fazore 11 kW.

Kini parasysh se disponueshmëria e pajisjeve të karikimit mund të ndryshojë në varësi të tregut.

Karikimin më të shpejtë do ta gjeni në pikat e karikimit të shpejtë DC gjatë rrugës. Për ta karikuar sa më shpejt të jetë e mundur, ne rekomandojmë që ta kufizoni nivelin e karikimit të makinës në 80 për qind. Kjo ju ndihmon të shkurtoni kohën e karikimit pasi 20 për qind të fundit kërkojnë më shumë kohë.

Në shtetet ku Google Maps përfshin pikat e karikimit, mund t'i gjeni pikat publike të karikimit drejtpërdrejt nga harta në ekranin qendror të makinës ose nëpërmjet një aplikacioni të smartfonit. Nga këtu, mund të zgjidhni po ashtu pikat e preferuara të karikimit dhe të merrni udhëzime.

Bateria nënkupton që ka 500 kg peshë më shumë që duhet të merret në konsideratë në rast goditjeje – për pasagjerët e makinës si dhe për automjetet e tjera. Bateria ka nevojë po ashtu për një mbrojtje të veçantë për të shmangur rrjedhjet e dëmshme pas një përplasjeje. Duke shfrytëzuar një mori zgjidhjesh novatore të sigurisë, inxhinierët e sigurisë së Volvo Cars i kanë dizajnuar makinat tona plotësisht elektrike për t'i përmbushur të gjitha këto sfida.

Motorët elektrikë janë të izoluar përgjithmonë dhe nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Kështu që, në krahasim me një makinë me motor me djegie të brendshme, makina Volvo plotësisht elektrike ka nevojë për shumë më pak mirëmbajtje, gjë që mund të sjellë kosto më të ulëta përdorimi.

Gjatë ciklit mesatar të jetës të një automjeti, gjurma e karbonit e një makine plotësisht elektrike (BEV) është më e vogël se e një automjeti tradicional me motor me djegie të brendshme (ICE). Megjithatë, distanca që duhet përshkuar derisa një BEV të bëhet më pak ndotëse sesa një automjet ICE varet më së shumti nga mënyra se si gjenerohet elektriciteti që ushqen automjetin. Nëse BEV-in tuaj e karikoni me energji të rinovueshme, do të duhet ta ngisni më pak për ta arritur atë pikë, krahasuar me nëse përdorni energji elektrike të gjeneruar nga lëndët djegëse. Kur është e mundur, ne ju inkurajojmë ta furnizoni makinën tuaj elektrike me energji elektrike nga burime të rinovueshme.

Ne jemi të përkushtuar për transparencë të plotë kur bëhet fjalë për ndikimin e plotë të karbonit të makinave elektrike. Një analizë e ciklit të jetës (LCA) të XC40 Recharge është tashmë e disponueshme dhe analiza e ciklit të jetës të C40 Recharge do të jetë e disponueshme më vonë gjatë vitit 2021.

Volvo Cars është e angazhuar për gjurmueshmërinë e plotë, duke siguruar që klientët tanë të mund të ngasin makina Volvo të elektrifikuara duke e ditur se burimet e papërpunuara për bateritë janë marrë nga burime të përgjegjshme. Prezantimi i teknologjisë blockchain e rrit ndjeshëm gjurmueshmërinë në zinxhirin tonë të furnizimit të kobaltit. Teknologjia blockchain, bashkë me inspektimet në miniera, gjurmimin me GPS, skanimin në hyrje dhe në dalje, ofruesit e verifikuar të logjistikës, njohjen e fytyrës, kontrollet e ID-ve dhe monitorimin e kohës, kontribuojnë së bashku për gjurmueshmërinë e materialeve nga miniera deri te fabrika e makinave.

Volvo Cars bashkëpunon ngushtë me furnizuesit tanë për të rritur qëndrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve tona, duke përfshirë nëpërmjet zinxhirëve të përgjegjshëm të furnizimit dhe përdorimit efikas të burimeve. Ne jemi të angazhuar për marrjen e mineraleve dhe metaleve në mënyrë të përgjegjshme dhe i mbështesim plotësisht Udhëzimet e OECD për zinxhirët e përgjegjshëm të furnizimit me minerale nga zonat me rrezik të lartë dhe të prekura nga konfliktet. Në këtë kuadër, ne kërkojmë që furnizuesit tanë të baterive të mbështesin angazhimin tonë për të pasur transparencë të plotë për zinxhirin tonë të furnizimit të kobaltit dhe që të punojnë për gjurmueshmërinë e plotë.

Rendimenti i qëndrueshmërisë është një faktor kryesor kur vlerësojmë dhe zgjedhim furnizuesit tanë. Ne monitorojmë rendimentin e furnizuesve ekzistues dhe vazhdojmë më pas me auditime nga palë të treta. Ne vendosim po ashtu kërkesa për furnizuesit tanë të baterive për të minimizuar emetimet e karbonit gjatë procesit të prodhimit, duke përfshirë nëpërmjet përdorimit të energjisë së rinovueshme. Të gjithë furnizuesit tanë duhet të pranojnë Kodin e sjelljes për partnerët e biznesit të Volvo Cars, i cili përfshin respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e punës.