Makinat Plug-in hibrid

Zbuloni gamën tonë të makinave plug-in hibrideve.

Emetime më të ulëta të marmitës. Rendiment pa kompromise.

Frenim rigjenerues

Energjia e krijuar gjatë frenimit shfrytëzohet dhe ruhet në baterinë e makinës për t'u përdorur në të ardhmen, duke ju lejuar ta drejtoni makinën tuaj në mënyrë më të qëndrueshme dhe ekonomike.

Fuqia në komandën tuaj

Të gjitha modelet tona plug-in hybrid sigurojnë një lëvizje të fuqishme dhe mjaft reaguese të makinës me përshpejtimin e butë dhe të qetë. Mund të zgjdhni po ashtu nga modalitete të ndryshme të drejtimit të makinës për ta përsosur lëvizjen tuaj.

Monitoroni konsumin e energjisë

Duke përdorur aplikacionin Volvo Cars*, mund të monitoroni konsumin mesatar të karburantit, nivelet e karikimit të baterisë dhe përdorimin mesatar të energjisë elektrike në krahasim me karburantin.

* Për MY22, makinat hibride me prizë S90 Recharge dhe XC60 Recharge duhet të jenë të pajisura me paketën e shërbimeve dixhitale në momentin e dorëzimit për të aktivizuar aplikacionin Volvo Cars. Paketa e shërbimeve dixhitale vjen me një abonim 4-vjeçar, i cili siguron akses të plotë në aplikacionet dhe të dhënat e disponueshme. Në momentin e skadimit të periudhës 4-vjeçare, do të zbatohen kushte të përgjithshme të reja.

Krahasoni makinat Volvo plug-in hibride

Ndenjëset
Kapaciteti i bagazhit
Efikasiteti/gama*

XC40 Recharge

plug-in hybrid

Kompakte, 5 ndenjëse

1004 x 746 x 887

45 km (autonomi elektrike); 2,0-2,4 litra/100 km

XC60 Recharge

plug-in hybrid

Mesatare, 5 ndenjëse

1055 x 776 x 960

54 km (autonomi elektrike); 2,3-2,9 litra/100 km

XC90 Recharge

plug-in hybrid

Me hapësirë, 6 deri në 7 ndenjëse

1130 x 889 x 1040

46 km (autonomi elektrike); 2,5-3,3 litra/100 km

S90 Recharge

plug-in hybrid

Me hapësirë, 5 ndenjëse

1024 x 373 x 1149

58 km (autonomi elektrike); 1,7-2,4 litra/100 km

V60 Recharge

plug-in hybrid

Mesatare, 5 ndenjëse

1138 x 731 x 1033

59 km (autonomi elektrike);1,5-2,3 litra/100 km

* Vlerat e specifikuara të konsumit të karburantit dhe distancës së përshkuar janë përcaktuar në përputhje me WLTP. Konsumi i karburantit dhe distanca reale e përshkuar të realizuara në kushte reale ndryshojnë në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm.

Plotësisht elektrike apo hibride? Makina juaj Volvo i përdor të dyja për një udhëtim më të kujdesshëm.

Ilustrimi i hartës për një udhëtim më të shkurtër të realizuar në modalitetin plotësisht elektrik me një makinë Volvo hibride me prizë.
Modaliteti plotësisht elektrik

Një makinë Volvo hibride me prizë mund të përdoret në modalitetin plotësisht elektrik. Kjo do të thotë që udhëtimet dhe punët e përditshme mund të transformohen në një lëvizje më të kujdesshme me zero emetime të marmitës.

Modaliteti hibrid

Kur makina juaj Volvo është në modalitetin hibrid, makina përdor motorin elektrik si dhe motorin me djegie të brendshme. Kjo gjë siguron optimizimin e rendimentit, distancës së lëvizjes, konsumit të karburantit dhe komoditetit në udhëtim.

1.0

litra/100 km*
Makinë plug-in hibrid

XC60 Recharge (T8 AWD)

8,4

litra/100 km*
Makina me motor me djegie të brendshme

XC60 (B6 AWD)

Dy burime të fuqisë. Një udhëtim i mrekullueshëm.

Modelet tona hibride me prizë furnizohen nga një motor elektrik dhe një motor me djegie të brendshme. Duke punuar bashkë në mënyrë të integruar, ata sigurojnë një efikasitet optimal, emetime më të ulëta të marmitës dhe një lëvizje të ëmbël dhe të fuqishme – dhe konsumi i kaburantit mund të zvogëlohet ndjeshëm.

*Konsumi i karburantit është një përllogaritje e bazuar në teste dhe llogaritje nga Volvo Cars për XC60 Recharge T8 AWD plug-in hybrid. Konsumi real i karburantit ndryshon në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Shifrat janë paraprake, certifikimi përfundimtar i automjeteve është në pritje.

*Konsumi i karburantit është një përllogaritje e bazuar në teste dhe llogaritje nga Volvo Cars për XC60 Recharge T8 AWD plug-in hybrid. Konsumi real i karburantit ndryshon në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Shifrat janë paraprake, certifikimi përfundimtar i automjeteve është në pritje.

Eksploro elektrifikimin

Zbulo më shumë për pronësinë dhe drejtimin e një makine Volvo.

Ofertë që sjell më shumë se kursime

Largohuni me një Volvo të re me kursime dhe pajisje shtesë me vlerë deri në 2000 EUR. Zgjidh tënden.

XC60 në Gri

Largohu me një Volvo sot!

Ofertë ekskluzive për automjete premium në stok dhe të disponueshëm për dorëzim të menjëhershëm.

Çfarë dëshironi të dini tjetër për makinat hibride me prizë Volvo?

Një makinë plug-in hibrid, e njohur edhe si PHEV (automjet elektrik plug-in hibrid), është një makinë që përdor motorin tradicional me naftë dhe një motor elektrik me bateri për të siguruar fuqinë për rrotat e makinës.

Volvo Cars përdor aktualisht bateri me ion litiumi në makinat e veta plug-in hibrid Recharge.

Makinat tona plug-in hibrid Recharge janë projektuar të përmbushin nevojat e udhëtimeve të përditshme të shumë njerëzve. Distanca e udhëtimit do të variojë sigurisht nga modeli, stili i drejtimit të makinës, topografia dhe kushtet e rrugës. Përfitimi kryesor i një makine plug-in hibrid është se do të keni gjithmonë motorin e naftës si rezervë ndërmjet karikimeve, kështu që diatanca e udhëtimit nuk do të jetë një problem.

Shumica e njerëzve i karikojnë makinat e tyre në shtëpi gjatë natës, me një kuti karikimi në mur në strehën e makinës ose në garazhin e tyre. Disa të tjerë kanë mundësinë ta karikojnë makinën në punë ose në pika publike karikimi, të cilat po bëhen gjithmonë e më të lehta për t'u gjetur në shumë zona.

Koha e karikimit varion dhe varet nga faktorë të tillë si temperatura e ambientit të jashtëm, temperatura aktuale e baterisë, pajisjet e karikimit, gjendja e baterisë dhe gjendja e makinës. Kohët specifike të karikimit do t'i gjeni në specifikimet teknike për çdo model të disponueshëm hibrid me prizë.

Një makinë hibride e butë, e cila nuk mund të karikohet me anë të një kablloje, përdor një motorino të integruar për të ndihmuar motorin me djegie të brendshme. Një makinë plotësisht hibride ka një motor elektrik dhe bateri më të madhe në krahasim me një mild hybrid. Një makinë plotësisht hibride mund ta furnizojë makinën me motorin elektrik për distanca të shkurtra dhe e karikon baterinë duke përdorur motorin ose nëpërmjet rikuperimit të energjisë së frenimit. Një makinë mild hybrid mund të karikohet duke e lidhur në kuptimin e vërtetë të fjalës me një prizë në pikën e karkimit të shtëpisë ose në një pikë publike karikimi. Një makinë plug-in hybrid ofron një gamë më të madhe me energjinë plotësisht elektrike falë një baterie dhe motori elektrik më të madh.

Të gjitha modelet tona janë të disponueshme me teknologjinë e sistemit të drejtimit Recharge plug-in hibrid.

Makina juaj hibride me prizë Volvo Recharge vjen me një kabllo standarde karikimi që plotëson kërkesat e sigurisë së lartë elektrike (Modaliteti 2). E disponueshme në variante të ndryshme (6A, 8A ose 10A në varësi të tregut), kjo kabllo 7 m ju mundëson karikimin me deri në 1,4–2,3 kW nga priza e shtëpisë. Për një karikim më të shpejtë dhe vërtet praktik në shtëpi, ne rekomandojmë të instaloni kutinë 3-fazore të murit kur është e disponueshme. Me aftësinë për të karikuar deri në 22 kW, kjo kuti muri është në përputhje po ashtu me gjeneratat e ardhshme të makinave elektrike. Për një karikim të sigurt dhe të përshtatshëm kur jeni jashtë shtëpisë, është edhe një kabllo karikimi 1-fazor 16 A i modalitetit 3, i cili është i disponueshëm si aksesor. Kjo kabllo është mirë ta keni me vete kur nuk ka kabllo në pikën e karikimit. Për informacione më të detajuara, kontaktoni me shitësin e makinës suaj Volvo.

Kini parasysh se disponueshmëria e pajisjeve të karikimit mund të ndryshojë në varësi të tregut.