Volvo Recharge

Gama jonë e makinave plotësisht elektrike dhe plug-in hybrid

Zbuloni makinat tona plotësisht elektrike dhe plug-in hybrid. Të projektuara për një mënyrë më të mirë për të lëvizur nëpër botë.

Luksi që kujdeset

Provoni luksin e ri ku energjia e menjëhershme vjen me emetime të ulëta të marmitës ose me zero emetime. Volvo Recharge ju sjell teknologjinë, dizajnin dhe materialet e qëndrueshme që e çojnë udhëtimin tuaj në një nivel tjetër.

Të angazhuar për sigurinë

Që nga viti 1927, siguria ka qenë kryesore për Volvo-n. Dhe me prezantimin e linjës së makinave Recharge, ambicia jonë është të krijojmë automjetet më të sigurta me karikim në rrugë. Për njerëzit, dhe për të ardhmen e tyre.

E pastër me të vërtet

Pavarësisht nëse zgjidhni një makinë Recharge plug-in hybrid ose një plotësisht elektrike, mund të lëvizni me të pa emetime të marmitës. Thjesht zgjidhni modalitetin elektrik Pure në makinën tuaj plug-in hybrid për t'i realizuar udhëtimet tuaja të përditshme vetëm me motorin elektrik të makinës.

Sistemet e drejtimit të Recharge

Plotësisht elektrike

Ndonjëherë mënyra më e fuqishme për të lëvizur është në qetësi, me zero emetime të marmitës dhe me më pak zhurmë në të gjitha shpejtësitë. Me energjinë e një baterie me voltazh të lartë dhe dy motorë elektrikë, makina jonë XC40 Recharge plotësisht elektrike është plotësisht pasqyrim i progresit për rrugën përpara.

Plug-in hybrid

Më pak karburant, më shumë qëllim. Në makinat tona Recharge plug-in hybrid, një motor elektrik dhe motori me djegie të brendshme punojnë së bashku për të zgjedhur modalitetin elektrik Pure, modalitetin Power dhe modalitetin Hybrid, duke ju siguruar një kontroll të plotë mbi drejtimin e makinës dhe emetime më të ulëta të marmitës.

Jeni kureshtar për karikimin e një makine Volvo Recharge?

Pamja nga afër e pjesës përpara majtas të një makine Volvo ngjyrë gri me një kabllo karikimi të bardhë të futur në portën e karikimit të makinës

Eksploroni marrëdhëniet mes llojeve të karikimit, sistemeve të drejtimit dhe distancës së udhëtimit, dhe përgatituni për rrugën e elektrifikuar përpara jush.

Kostoja e pronësisë e një makine elektrike mund të jetë shumë më e ulët se ajo e një makine të ngjashme me karburant.

Kostoja e blerjes

Në shumë vende, kostoja e blerjes së një makine elektrike kompensohet nga stimujt në taksa. Këto përfitime variojnë në shtete të ndryshme.

Kostoja e mirëmbajtjes

Duke pasur më pak pjesë mekanike të lëvizshme dhe të lëngshme në sistem, shërbimi dhe mirëmbajtja shpesh kanë një kosto më të ulët për makinën elektrike.

Kostoja e përdorimit të përditshëm

Për pjesën më të madhe të njerëzve, karikimi bëhet kryesisht në shtëpi ose në punë. Nëse mund ta bëni pjesën më të madhe të karikimit në këto vende, energjia elektrike për karikimin e makinës mund të kushtojë shumë më pak se karburanti për të njëjtin përshkim.

Një Volvo ngjyrë gri duke ecur në një rrugë me shkëmbinj në anë të rrugës

Kur karikimi nuk është opsion

Nuk mund ta karikoni makinën? Nuk ka problem. Eksploroni gamën tonë të sistemeve të tjera të shtytjes. Zgjidhni një mild hybrid për të përfituar nga konsumi i ulët i karburantit dhe një lëvizje të qetë me makinë.

Pjesë e një panorame të qëndrueshme. Makinat tona elektrike janë vetëm një pjesë e ambicieve tona më të mëdha për të ardhmen.

Një Volvo C40 plotësisht elektrike ngjyrë blu.

Në vitin 2020

Ne kemi prezantuar një linjë të plotë të makinave plug-in hybrid dhe plotësisht elektrike, duke filluar me makinën tonë të parë SUV plotësisht elektrik – XC40 Recharge.

Deri në vitin 2025

Ne synojmë që 50 për qind e makinave që shesim të jenë plotësisht elektrike, dhe pjesa tjetër hibride.

Deri në vitin 2040

Ne aspirojmë të arrijmë nivelin neutral për klimën në të gjithë zinxhirin tonë të vlerës, në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit.

Çfarë dëshironi të dini për Volvo Recharge?

Ne kemi sjellë inovacione në fushën e sistemeve të drejtimit elektrik të lëvizjes që nga vitet 1970. Për ne, ky është një progres i natyrshëm për sa i përket teknologjisë dhe një tregues i qartë i angazhimit tonë për një lëvizje të qëndrueshme dhe reduktimin e emetimeve. Ambicia jonë është të zvogëlojmë ndikimin tonë të karbonit me 40% për çdo makinë deri në vitin 2025, krahasuar me vitin 2018. Dhe të arrijmë nivelin neutral për klimën deri në vitin 2040.

Sistemet elektrike të drejtimit ofrojnë një mori përfitimesh – nga ulja e emetimeve të marmitës gjatë udhëtimit dhe kosto përdorimi mundësisht më të ulëta e deri tek udhëtime më të qeta dhe një ndjesi më reaguese në akselerim gjatë nisjes.

Një makinë mild hybrid, e cila nuk mund të karikohet me një kabllo, përdor motorin elektrik për të ndihmuar motorin me djegie të brendshme. Një makinë plotësisht hibride ka një motor elektrik dhe bateri më të madhe në krahasim me një mild hybrid. Një makinë plotësisht hibride mund ta furnizojë makinën me motorin elektrik për distanca të shkurtra dhe e karikon baterinë duke përdorur motorin ose nëpërmjet rikuperimit të energjisë së frenimit. Një makinë mild hybrid mund të karikohet duke e lidhur në kuptimin e vërtetë të fjalës me një prizë në pikën e karkimit të shtëpisë ose në një pikë publike karikimi. Një makinë plug-in hybrid ofron një gamë më të madhe me energjinë plotësisht elektrike falë një baterie dhe motori elektrik më të madh. Një makinë plug-in hybrid plotëson nevojat e udhëtimeve të përditshme për pjesën më të madhe të njerëzve.

Që nga viti 2019, të gjitha modelet tona janë të disponueshme me teknologjinë e sistemit të drejtimit Recharge plug-in hybrid.

Të gjitha makinat elektrike me bateri kalojnë të njëjtat teste si makinat me naftë ose benzinë. Në Evropë, Euro NCAP ka qenë për një kohë të gjatë pikat e referimit për sigurinë e makinave. Testet janë bërë po ashtu më të forta dhe me kërkesa të reja, ndër të tjera, për frenimin automatik. Në kompaninë Volvo, të gjitha makinat në të gjithë gamën e modeleve kanë marrë vlerësimet më të larta në testet e tyre përkatëse. Dhe me teknologjinë e përparuar të sigurisë në XC40 Recharge plotësisht elektrike, ne prezantojmë një nga makinat elektrike më të sigurta në botë.