
Pikërisht këtu. Pikërisht tani.
Pse të prisni për ndërrimin? Bëjini elektrike udhëtimet tuaja të përditshme me makinën tonë luksoze SUV hibride me karikim – tani me Google të integruar.




Bëjeni çdo ditë më elektrike.
XC90 Recharge mbështetet nga sistemi ynë i lëvizjes hibride me karikim i gjeneratës së fundit. Duke siguruar një fuqi të lartë dhe një autonomi më të madhe elektrike, ju mund të shijoni lirinë elektrike pa kompromise.
Shkoni më larg me një karikim të vetëm. Në modalitetin elektrik të pastër, XC90 Recharge mund të bëjë deri në 93 km me zero emetime të marmitës.*
Me drejtimin me një pedal dhe opsionin AWD, XC90 Recharge ju siguron një fuqi të këndshme dhe një eksperiencë të shpejtë dhe të fuqishme në timon.
* Shifrat bazohen në të dhënat për WLTP të marra në kushte specifike testimi. Distanca e udhëtimit, konsumi i karburantit dhe i energjisë në kushte reale ndryshojnë në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Shifrat janë paraprake, certifikimi përfundimtar i automjeteve është në pritje.
* Shifrat bazohen në të dhënat për WLTP të marra në kushte specifike testimi. Distanca e udhëtimit, konsumi i karburantit dhe i energjisë në kushte reale ndryshojnë në varësi të sjelljes në drejtimin e makinës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Shifrat janë paraprake, certifikimi përfundimtar i automjeteve është në pritje.
Kontrolloni udhëtimin tuaj dinamik me teknologjinë intuitive dhe Google të integruar.
Navigimi më i mirë në këtë kategori
Me Google Maps plotësisht të integruar në makinë dhe kontrollin zanor pa duar të Google Assistant, informacionet e trafikut në kohë reale dhe ndryshimi automatik i itinerarit ju lejojnë të arrini me më shumë lehtësi në destinacionin tuaj.
Lehtësia në makinë
Me Google Assistant në makinën tuaj Volvo, mund të merrni udhëzime, të shijoni argëtimin, të qëndroni në kontakt me miqtë, familjen dhe kolegët tuaj, si dhe ta përshtatni në detaje ambientin e kabinës suaj - të gjitha këto pa i hequr duart nga timoni. Thjesht thoni “Ok Google” për të filluar.
Bëni më shumë në rrugë
Me Google, mund t'i lidhni aplikacionet dhe pajisjet tuaja të preferuara për t'i realizuar në vazhdimësi gjërat gjatë të gjithë ditës. Lidhuni dhe kontrolloni me lehtësi pajisjet inteligjente të përputhshme të shtëpisë kur jeni në makinë për lehtësi përdorimi dhe qetësi të plotë.
Zhytuni në eksperiencën më të mirë të audios dhe multimedias.
Flisni me Google në makinën tuaj XC90 Recharge SUV për kontrollin pa i përdorur duart. Nëpërmjet një ndërfaqeje të njohur, ju mund të shikoni argëtimin dhe të qëndroni në kontakt me miqtë, familjen dhe kolegët tuaj – thjesht me anë të zërit tuaj. Me aksesin tek aplikacionet në Google Play dhe një sistem opsional audio Bowers & Wilkins të cilësisë së lartë, ju, makina juaj dhe jeta juaj nuk kanë qenë asnjëherë kaq pranë.
Ndihma pa përdorimin e duarve në makinë.
Shijoni performancën e audios së nivelit të lartë.

Qëndroni të lidhur me jetën tuaj dixhitale.
Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.
Siguri e asistuar. Është në ADN-në tonë.
Sistemi ynë informues për zonat e padukshme (BLIS) siguron mbështetje aktive kur ndërroni korsitë. Nëse ekziston rreziku i përplasjes me automjete të tjera në korsinë ngjitur, sistemi BLIS mund ta rregullojë lehtë drejtimin, duke ndihmuar që ju, makina juaj dhe të dashurit tuaj të jeni pikërisht aty ku duhet të jeni.
Nëse filloni të zhvendoseni drejt vijës së mesit, ekziston gjithmonë mundësia e përplasjes me një automjet në ardhje. Makina juaj mund ta dallojë këtë dhe ta korrigjojë drejtimin e timonit, duke ju ndihmuar të ktheheni në një pozicion më të sigurt në rrugë.*
Si ditën ashtu edhe natën, teknologjia jonë inteligjente e ndihmës për sigurinë mund t'ju ndihmojë të dalloni dhe të shmangni automjetet e tjera, këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha. Ajo e bën këtë duke e paralajmëruar në fillim shoferin dhe më pas duke frenuar automatikisht nëse shoferi nuk arrin të reagojë.**
* Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk e zëvendësojnë vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Mbështetja për drejtimin e makinës është aktive në shpejtësitë 60-140 km/orë.
** Automjetet, këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin në të njëjtin drejtim me makinën mund të dallohen nën nivele të caktuara të shpejtësisë dhe në kushte të caktuara. Sistemet e zbulimit varen nga objektet me ndriçim dhe kërkojnë që dritat e përparme dhe të pasme të automjetit të punojnë në errësirë. Shoferi është përgjegjës për drejtimin e sigurt të automjetit në çdo kohë.
*** Funksionet e mbështetjes së shoferit nuk janë një zëvendësim për vëmendjen dhe gjykimin e shoferit. Paralajmërimi për trafikun e kryqëzuar mund të ketë funksionim të kufizuar në situata të caktuara. Ndërhyrja e frenimit është aktive vetëm me shpejtësi më të ulët.
Eksploroni modelet e tjera
Më shumë informacione për XC90 Recharge
Karakteristikat e përshkruara mund të mos jenë standarde ose të disponueshme për të gjitha stilet dhe opsionet e motorit.
Google, Google Play dhe Google Maps janë marka tregtare të Google LLC.