Siguria

Teknologjia jonë Safe Space Technology, e cila përfshin të gjitha veçoritë standarde të sigurisë në një makinë Volvo, ju ndihmon që të qëndroni të sigurt dhe ju bën të ndjeheni të sigurt. Me një përzierje të veçorive inteligjente të sigurisë të reja dhe të vendosura prej kohësh, ne synojmë për zero përplasje

Një paraqitje dixhitale e objekteve në një sipërfaqe blu.

Lidar

Të nxitur nga vizioni ynë për zero përplasje, po vendosim sistemin lidar dhe standardin e super kompjuterëve me inteligjencë artificiale (IA) në gjeneratën tonë të ardhshme të makinave elektrike, Volvo EX90. Kjo na lejon të përmirësojmë vazhdimisht veçoritë e sigurisë të transmetuara përmes ajrit dhe të prezantojmë gradualisht drejtimin autonom të pambikëqyrur.

Paraqitje dixhitale të dy makinave në një rrugë.

Drejtimi autonom

Gjenerata jonë e re e makinave Volvo do të jetë në gjendje të ofrojë drejtim autonom plotësisht të sigurt dhe të pambikëqyrur, duke i lejuar klientët të kursejnë kohë dhe të angazhohen në aktivitete dytësore.

Një paraqitje dixhitale e një personi në ndenjësen e shoferit të një makine.

Sistemi i njohjes për shoferin

Ky sistem me dy kamera mund të zbulojë kur shoferi është i shpërqendruar, i përgjumur ose edhe i dehur. Sistemi do të aktivizojë një mburojë mbrojtëse dhe do të marrë kundërmasa të përshtatshme – nga reduktimi i shpejtësisë deri në frenimin deri në ndalimin e plotë – për t'ju ndihmuar të qëndroni të sigurt kur është e nevojshme.

Një fëmijë i ulur në ndenjësen e fëmijës duke parë jashtë.

Ju mbrojmë sot. Gama jonë ekzistuese e veçorive të sigurisë mund të ndihmojë në parandalimin e një përplasjeje ose në zbutjen e ndikimit të saj.

Shmangia e përplasjes

Sistemet inteligjente ju ndihmojnë të shmangni ose të zbusni një përplasje me mjete të tjera, këmbësorë dhe çiklistë përmes paralajmërimeve të dëgjueshme, të dukshme dhe të pulsit të frenimit. Nëse një përplasje është e afërt, makina mund të frenojë automatikisht.

Ndihma për mbajtjen e korsisë

Nëse do të kaloni një shënim korsie pa përdorur treguesin, makina juaj mund t'ju drejtojë butësisht përsëri në korsi. Nëse është e nevojshme, ju gjithashtu do të alarmoheni me dridhje në timon.

Run-off road mitigation

Nëse kaloni vijëzimin e korsisë në shpejtësi midis 65 km/orë dhe 140 km/orë, ky sistem do t'ju ndihmojë të ktheni makinën sërish në rrugë. Mund të aktivizojë gjithashtu frenat për të ndihmuar të qëndroni në rrugë.

Cross-traffic alert me vetë frenim

Ky sistem e bën më të lehtë daljen tuaj nga një vend parkimi, me lajmërues për afrimin e makinave dhe frenim automatik për parandalimin e një përplasjeje.

Blind Spot Information System (BLIS)

Kur një automjet hyn në pikën tuaj të verbër (blind spot) ose afrohet me shpejtësi në një korsi në të dy anët e makinës suaj, BLIS mund t'ju paralajmërojë përmes një drite në pasqyrën e derës së majtë ose të djathtë dhe të kthejë makinën tuaj përsëri në korsi.

Kamera me pamje rrethuese

Katër kamera HD ju japin pamjen parkimi 360° si nga syri zogjve, që ju mund te manovroni para mbrapa në çdo hapësire me vetëbesim.

Një makinë Volvo duke ecur në rrugë në kufi me një liqen.

Shpejtësi e kufizuar

Për të dërguar një sinjal të fortë në lidhje me rreziqet e shpejtësisë, të gjitha makinat e reja Volvo kanë një kufizim shpejtësie prej 180 km/orë prej 2020.

Një pult portokall i makinës Volvo

Care Key

Care Key i lejon zotëruesve të makinave Volvo të vendosin një limit shpejtësie në makinë kur ia japin atë një miku, anëtari të familjes ose një shoferi me më pak përvojë, për shembull.

Volvo XC90 duke drejtuar në një zonë me ndërtesa gjatë natës me një mbivendosje të ikonave të paraqitura në mënyrë dixhitale.
Siguria e lidhur

Nëse një makinë Volvo e lidhur në zonën tuaj ka kaluar kushte rrugore të rrëshqitshme ose ka dritat e paralajmërimit të rrezikut aktive, ju do të lajmëroheni për çfarë ka para jush në ekranin e shoferit ose në ekranin opsional të përparmë.

Pamje e shasisë së një makine me airbagët të hapur.
Airbag

Ne kemi kontribuar në zhvillimin e airbagëve përmes risive si airbagët e trupit dhe perdeve me fryrje. Makinat tona shfaqin një gamë airbagesh që ndihmojnë në mbrojtjen e pasagjerëve në rastin e një përplasjeje.

Karakteristikat e sigurisë së Volvo Cars plotësojnë praktikat e sigurta të drejtimit dhe nuk kanë për qëllim të lejojnë ose inkurajojnë drejtimin e shpërqendruar, agresiv ose ndryshe
të pasigurt ose të paligjshëm. Në fund të fundit, shoferi është përgjegjës për funksionimin e sigurt të automjetit gjatë gjithë kohës. Veçoritë e përshkruara mund të jenë opsionale dhe
disponueshmëria mund të ndryshojë nga një shtet në një tjetër.