Makina që ju besoni për t'i mbrojtur ata, tani mbron të ardhmen e tyre

Prezantojmë Recharge: linja jonë e re e makinave SUV tërësisht elektrik dhe plug-in hibrid. Projektuar për të ofruar një mënyrë më të mirë për të lëvizur nëpër botë: më shumë performancë lëvizëse, më pak ndikim në mjedis.

Suv-et Plug-in Hibrid të Volvo's

Volvo Recharge është linja jonë e re e avancuar e makinave plug-in hibride dhe tërësisht elektrike. Eksploroni SUV-et tona.

XC40 Recharge
XC60 Recharge
XC90 Recharge

Për të ardhmen e tyre

Ne duhet te ndryshojmë mënyrën si ngasim sot, që fëmijët tanë të kenë një të ardhmë më të qartë. Ja pse i elektrifikuam SUV-et tona. Zgjidh modalitetin Pure për të lënë mënjanë emetimet e marmitave dhe një të ardhme më të mirë për familjen tuaj.

Ngit me më pak impakt

Ambicia jonë nuk do të presë. Volvo Recharge është linja jonë e re e makinave të avancuara plug-in hibrid dhe tërësisht elektrike. Sot, ne ofrojmë opsione plug-in hibride për të gjitha modelet tona dhe ky është vetëm fillimi. Gjatë pesë viteve të ardhshme, ne do të lançojmë pesë vetura të reja plotësisht elektrike. Ambicia jonë: deri në vitin 2025, gjysma e makinave që shesim do të jenë elektrike.
Eksploro modelet Recharge Më shumë për elektrifikimin

Elektrifikimi nuk është i mjaftueshëm

Është fillimi. Por nuk është zgjidhja e tërë. Për të mbrojtur sigurinë e planetit tonë, duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht të elektrifikojmë makinat tona. Vizioni ynë është të jemi neutral ndaj klimës në zinxhirin tonë të plotë të vlerave deri në vitin 2040 - një dekadë përpara qëllimit të Marrëveshjes së Parisit. Deri në vitin 2025, ne po synojmë të zvogëlojmë gjurmën tonë të karbonit për automjet me 40%. Përveç emetimeve të marmitave, kjo përfshin emetimet nga prodhimi, logjistika dhe udhëtimet në biznes, si dhe nga brenda zinxhirit tonë të furnizimit. Recharge-i botës fillon me Recharge-in e çdo hapi të udhëtimit tonë.

Burimi etik i baterisë

Ne jemi të përkushtuar në ndihmimin etik dhe të përgjegjshëm të baterive tona. Si pjesë e këtij angazhimi, ne do të jemi prodhuesi i parë i makinave që përdor teknologjinë blockchain për të monitoruar dhe gjurmuar kobaltin brenda baterive tona përmes tërë zinxhirit të furnizimit. Kjo teknologji rrit ndjeshëm transparencën dhe gjurmueshmërinë, duke na ndihmuar të sigurohemi që kobalti i përdorur në makinat tona të elektrizuara është me burim të përgjegjshëm.